Futboll Ligue 1 Sport

PLAS TEK PSG-JA/ Afrimi i portierit Donnarumma tërbon Keylor Navas, ja prapaskena…

PSG-ja ka bërë një merkato prej ‘’galaktikësh’’ këtë verë duke afruar emra si Hakimi, Uajnaldum, Serxho Ramos e së fundmi Donaruma i cili pritet të zyrtarizohet sapo të mbarojë Europiani.

Afrimi i Donarumas, e ka tërbuar portierin aktual Kejlor Navas i cili sipas ‘’L’equip’’ ka kërcënuar se do të largohet. Donaruma shikohet si konkurrent potencial nga numri një i portës së parisienëve, i cili tanimë rrezikon dhe vendin e titullarit.

Navas i ka kërkuar llogari drejtuesve të klubit për mungesë transparence pasi vetëm pak muaj më parë rinovuan kontratën me 34-vjearin nga Kosta Rika dhe ky i fundit nuk ka ndërmend të rrijë në stol. Megjithatë, PSG-ja nuk e përjashton mundësinë e huazimit të Donarumës për një sezon tek Roma për të qetësuar gjakrat në skuadër.

Related posts

NDESHJE SPECIALE PËR KAPITENIN/ Romanjoli: Shpikin kaq shumë për Milanin, tani presim edhe… “dhuratat

F.autor

LIVERPUL APO BARÇA? Stam këshillon De Ligt-in

F.autor

Bregu me objektiva të qarta: Skënderbeun e dua si “trampolinë”, te ekipi që do shkoj dua që..

Isa.Autor

Leave a Comment