Futboll Seria A Sport

Nice ultimatum Balotellit: Nëse s’del të mërkurën në stërvitje…

Mario Balotelli ka marrë ultimatum nga drejtuesit e Nices për t’u pataqitur në stërvitje brenda të mërkurës, në të kundërt nuk do të ketë më asnjë shans për ta vijuar karrierën te kjo skuadër. Sulmuesi italian nuk u paraqit në ditën e parë të stërvitjes, sjellje që nuk i ka pëlqyer aspak stafit teknik dhe drejtuesve.

27-vjeçari dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, po studiojnë mundësinë për t’u transferuar në një nje ekip tjetër për një ofertë më të mirë financiare. Për sulmuesin italian ka patur interesim nga Olimpique Marseille, por bisedimet nuk janë konkretizuar ende në një marrëveshje mes palëve.

Presidenti i Nices, Jacques-Henri Eyraud, nuk ka ndërmend ta tolerojë Balotellin, i cili ka dhënë fjalën për të rinovuar kontratën.

Related posts

Nuk luajti kundër Realit dhe Valencias. Sadiku tregon arsyen pse s’po debuton me Levanten

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Marseille zëvendëson Balotellin me një tjetër “të çmendur”… (VIDEO)

Delo.autor

NJË DJALOSH I RRITUR ME ËNDRRA TË MËDHA/ Historia e Marash Kumbullës, shembull dhe krenari për talentet shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment