Futboll Seria A Sport

Xhenaro Gattuso bën plane, por varet edhe nga… Commisso

Është thënë që mes Rino Gattusos dhe Fassones shkëmbëhen 40 telefonata në ditë për të folur për problemet e Milanit dhe atë që do të bëhet sidomos në merkato. Vetë drejtori sportiv ka deklaruar se kjo verë, pavarësisht problemve ligjore, do të ketë lëvizje lojtarësh. Praktikisht për këdo që vjen do të ikë dikush tjetër…

Problemi me këtë gjendje është se trajneri nuk i ka aspak idetë e qarta. Dhe pushimet e lojtarëve po mbarojnë, kështu që ai duhet të ketë idetë e qarta. Një vit më parë, Milani i Montellës i kishte realizuar pothuajse të gjitha blerjet në këtë periudhë. Ndërsa Gattuso është ende në ajër. Në pritje të CAS-it por edhe të Fassones.

Siurisht që pjesëmarrja në Europa League është vendimtare për lojtarët që do të afrohen, por kjo nuk është më në dorë të klubit. Ndërsa çështja financiare mbetet më e hapur se kurrë. Siç raporton “Gazzetta Dello Sport” në numrin e sotshëm, manjati amerikan është ende në pritje të zotit Li. Bisedimet u ndërprenë fundjavën e kaluar, por Commisso nuk është dorëzuar dhe pret një sinjal nga pronari i klubit që vazhdon të heshtë prej pesë ditësh.

Oferta e tij është gjithmonë e vlefshme dhe vazhdon të qendrojë në tavolinën e Li; 32 milionë Eurot për të rimbursuar Elliot, 380 milionë për borxhin e plotë, plus 150 milionë për t’i investuar në klub. Atij do t’i mbeteshin gjithesesi 30% e aksioneve të klubit dhe të ardhurat që vijnë nga tregu kinez. Oferta është konkrete dhe Li duhet të reagojë shpejt.

Related posts

SFIDA NDAJ PSG-SË/ Kështu e paralajmëron përballjen me “Jashtëtokësorin” mesfushori Berisha (FOTO)

Delo.autor

“KANË HARRUAR QË LUAJNË PËR LEGJENDËN”/ Ultras Guerrils thumbojnë sërish skuadrën (FOTO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Wilder kërkon FALJE pasi i THEU NOFULLËN maskotit në emision (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment