Futboll La Liga Sport

Një “mal” me akuza/ Futbollisti i La Ligas del nga burgu për 30 mijë euro

Ruben Semedo do të largohet nga stacioni i izolimit “Picassent” në ditët në vijim. Siç raportohet nga gazeta e Valencias, “Levante-EMV”, gjyqtari i çështjes ka vendosur t’i japë atij lirinë e kushtëzuar, pas përmbushjes së arsyeve të dhëna nga avokati i ri mbrojtës i Semedo, Miguel Ferrer.

Semedo duhet të paguajë një depozitë prej 30.000 eurosh dhe duhet të plotësojë një sërë kushtesh për të gëzuar lirinë. Qendërmbrojtësi i Villarrealit duhet të qëndrojë 300 metra larg nga “viktima” e tij, të mos qarkullojë në vendet e zakonshme të tij dhe, gjithashtu, kërkohet të paraqitet një herë në javë në gjykatë, për t’u nënshkruar.

Portugezi, nëpërmjet avokatit të tij të ri, ka paguar 30.000 euro të depozitës, por nuk do të largohet nga burgu, derisa paraja të jetë në llogarinë e gjykatës. Meqë është një transferim bankar, nuk do të ndodhë deri pak ditë pasi ai të largohet nga burgu “Picassent”.

Semedo u arrestua më 22 shkurt me dyshimin se rrëmbeu një burrë në shtëpinë e tij, në Bétera, e sulmoi fizikisht atë, e kërcënoi dhe e qëlloi me armë ilegale, e cila u gjet në shtëpinë e tij. Lojtari është pezulluar nga punësimi dhe paga te Villarreal gjatë kohës që pritet të gjykohet për vrasje, lëndime, kërcënime, ndalim të paligjshëm, posedim ilegal të armëve dhe grabitje me dhunë.

Related posts

Çmendet basketbollisti amerikan/ Godet me GRUSHT rivalin pas një zhytje (VIDEO)

Isa.Autor

25 FITORE NGA 26 NDESHJE NË PREMIER/ Ja rekordi që vendos Liverpool 3 muaj para fundit të sezonit

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-NEWCASTLE/ Pas një asist të dhuruar nga Maguire, Saint-Maxim rihap sfidën ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment