Futboll Sport

Tirana nuk i ndahet tregut të huaj, zyrtarizon lojtarin e kombëtares së Ganës

Tirana vijon përgatitjet në kompleksin “Skënder Halili” me intensitet të lartë. Skuadra vijon seancat stërvitore mes testeve fizike, ushtrimeve të forcës dhe vrapimeve të shumta, me qëllim që “t’i karikojë bateritë” sa më mirë për sezonin e ri futbollistik, tashmë në Superiore.

Krahas punës në këtë drejtim, nën udhëhqejen e trajnerit Ze Maria dhe stafit të tij, drejtuesit e klubit vijojnë investimet në merkato. Ditën e sotme është zyrtarizuar përmes nënshkrimit të kontratës edhe një futbollist i ri nga Gana, që luan në rolin e mesfushorit. Ja njoftimi në faqen e internetit të klubit 24 herë kampion të vendit:

“Ka përfunduar me sukses tratativa për ta veshur bardheblu mesfushorin Winful Cobbina. Skuadra ganeze Hearts of Oak ka pranuar ofertën e KF Tirana dhe sot është nënshkruar marrëveshja zyrtare.

Drejtori ekzekutiv, Hektor Como, ka nënshkruar në Acra të Ganës me mesfushorin fantazist një kontratë 3-vjeçare. Cobbina, 26-vjeç, luan si mesfushor me tipare ofensive dhe është pjesë e kombëtares së Ganës”.

Related posts

FITUESI I “TOPIT TË ARTË 2018″/ I dha fund dominimit njëdekadësh të Messit dhe Ronaldos

Delo.autor

Sistemohet Elseid Hysaj, Napoli bën një lëvizje të papritur

Q.Autor

TRULLOS KEQ KUNDËRSHTARËT/ Ja si Messi “tërbon” dy brazilianët me lëvizjet “magjike” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment