Futboll La Liga Sport

Nuk do probleme në ekip, Lopetegui “heq dorë” nga sulmuesi argjentinas

Ethet e merkatos janë ngado. Secili ekip po bën lëvizjet e tij për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik. Këtë gjë po bën edhe Real Madrid, pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventus. Shumë emra janë përfolur deri më tani që mund të plotësojnë fazën sulmuese të galaktikëve. Emri më i lakuar gjatë gjithë vitit ka qenë Neymar, por braziliani ka konfirmuar së fundmi qëndrimin e tij te Paris Saint-Germain. Më pas në skenë doli emri i Mbappe, i cili gjithashtu nuk do të lëvizë nga Parisi. Ndërkohë që mbeten ende në ‘listë’, Robert Lewandowski, Mauro Icardi dhe Eden Hazard. Ky i fundit më shumë se dy të tjerët ka shanse për të nënshkruar në Bernabeu, siç raportojnë mediat belge dhe britanike së fundmi. Megjithatë, mbetet të shohim, surprizat nuk kanë fund asnjëherë në një periudhë merkatoje. Ashtu siç ndodhi me kalimin e CR7-ës në Torino për 105 milionë euro.

Ndërsa sulmuesi argjentinas i Interit, Icardi nuk është edhe aq i pëlqyer nga lojtarët “Los Blancos”. Madje siç shkruan “Don Blaon”, kapiteni Sergio Ramos dhe shokët e tjerë të ekipit do të ishin të lumtur nëse ai nuk transferohet te Reali. Gjigantët e La Liga-s do të paguanin 110 milionë euro për të marrë shërbimet e tij, por Lopetegui nuk dëshiron të ketë probleme në skuadër, ndaj është fokusuar tek treshja, Morata-Fekir ose Dybala. Këto janë tre emrat e lakuar së fundmi në mediat spanjolle për të zënë një vend në sulmin e galaktikëve.

Icardi dhe sidomos, bashkëshortja e tij, Wanda Nara, janë përfshirë në një sërë polemikash dhe klubi madrilen dëshiron që t’i shmanget konflikteve.

Related posts

SPECIALE/ SHQIPËRI-SKOCI: Sfida jetike e PANUCCIT dhe përpjekja për të ndriçuar të ardhmen

Isa.Autor

MILANI NUKI DI TË NDALET/ Një talent francez dhe një kthim i bujshëm

Delo.autor

PËRFUNDON TAKIMI/ Ja vendimi zyrtar që merr Milani për Gattuson (FOTO)

F.autor

Leave a Comment