Futboll Sport

Kosovarët e Zvicrës premtojnë “LUFTË” kundër SERBËVE të zemëruar

Serbi-Zvicër është më tepër se një ndeshje futbolli. Përballja e vlefshme për Grupin E të Kupës së Botës vendos dy kombëtaret më në formë të momentit, por ajo që bie në sy është dhe rivaliteti që qëndron mes lojtarëve të skuadrave.

Në formacionin e Vladimir Petkovic pritet të jenë 4 futbollistë me origjinë kosovare, të cilët kanë nisur dhe provokimin përkatëse.

Ylli i kombëtares “Helvete” Xherdan Shaqiri ka qënë i pari që ka provokuar, pasi në një fotografi të shpërndarë në rrjetin social “Instagram” shfaqen atletet që përdor në ndeshjet me kombëtaren, ku janë të stampuar flamuri zvicerian në këmbën e tij të majtë dhe në të djathtën flamuri kosovarë.

“Hmmm më pëlqen kjo përballje”-shkruan Shaqiri.

Ndëshja mes Serbisë dhe Zvicrës është programuar për t’u luajtur sot në orën 20:00 në “Kaliningrad Stadim”.

Related posts

Inter-Napoli/ Ndeshja e “ Giuseppe Meazza” vlen një sezon

Q.Autor

Fernandinho: Të luaja për Brazilin e kisha ëndërr, tani dua…

Sadik.Autor

Tjetër largim nga Barcelona, pranë nënshkrimit me klubin nga Serie A

Q.Autor

Leave a Comment