Futboll Sport

NUK E NJEH ASKUSH/ Ja futbollisti ITALIAN që vlen 80 milionë Euro…

Pak vetë mund ta kenë dëgjuar emrin, por një mbrojtës i djathtë është transferuar nga Sporting Lisbona te Valencia dhe klauzola e re e prishjes së kontratës së tij është caktuar plot 80 milionë Euro. Sigurisht që shifra më të çmendura se kaq në kampionatin spanjoll ka plot, por për një lojtar që ka luajtur vetëm 1 ndeshje me kombëtaren italiane U-21 sigurisht që bën çudi.

Është pikërisht në Itali ku Cristiano Piccini ka nisur karrierën, saktësisht te Fiorentina. Por 25-vjeçari ka luatjur vetëm një ndeshje me skuadrën e qytetit të lindjes, në vitin 2010, për të kaluar më pas katër sezonet e tjerë në huazim në skuadra të kategorisë së dytë italiane, por edhe Livorno e Betis. Me klubin spanjoll ka luajtur 39 ndeshje dhe duket se kjo ka qenë kthesa e karrierës së tij, pasi një vit më vonë kaloi përfundimisht te Sporting Lisbona, ku zhvilloi 24 takime, mes tyre edhe 5 në Champions League.

Valencia, e cila këtë sezon merr gjithashtu pjesë në kompeticionin elitar europian, ka paguar 8 milionë Euro të portugezët për të marrë shërbimet e tij dhe në kontratën katërvjeçare ka futur edhe klauzolën prej 80 milionë Eurosh.

“Është një lëvizje e madhe në karrierë dhe jam krenar për këtë. Sepse e kam nisur në kategoritë e ulëta italiane dhe sot po kaloj një nga ditët më të lumtura të jetës sime”, tha Piccini. “Më motivon shumë fakti që do të luaj në Champions League dhe për më tepër në përvjetorin e 100-të të themelimit të klubit”.

Related posts

“ZIKALTËRIT” TË FIKSUAR PAS MANCHESTER UNITED/ Marotta gati të transferojë mbrojtësin veteran…

Delo.autor

BASTET ONLINE/ Prokuroria e Barit: IGLI TARE dhe VËLLAI, s’janë nën hetim

Isa.Autor

“Fenomeni”: Provën e parë e kalova si portier, varfëria më privoi nga klubi i ëndrrave!

Q.Autor

Leave a Comment