Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit i kënaqur: Arritëm objektivin, ky ishte maksimumi ynë

Ferrari e mbyllin këtë sezon të Formula 1 me një podium, me pilotin spanjoll Carlos Sainz që u rendit i treti në garën e zhvilluar në Abu Dhabi. Një rezultat që pasqyron edhe sezonin e “kokëkuqes”, që u klasifikua e treta në renditjen për konstruktorë, pas Mercedes dhe Red Bull.

Ky ishte edhe objektivi i makinës italiane, pas dështimit të vitit të kaluar, ku u klasifikua në vendin e gjashtë. “Podiumi është i bukur, por kur sheh të tjerët që festojnë nuk je i kënaqur. Gjithsesi, vendi i tretë për konstruktorë ishte maksimumi që mund të arrinim këtë sezon”, tha Mattia Binotto, shefi i Ferrarit.

“Punuam shumë gjatë gjithë këtij sezoni, por tani do të nisë një epokë e re dhe është e rëndësishme të shohim se ku do të jemi krahasuar me rivalët. U rritëm shumë krahasuar me vjet dhe pilotët tanë arritën objektivat. Janë të dy të fortë dhe kemi besim te aftësitë e tyre për të ardhmen”, tha Binotto.

Related posts

MBAPPE FAVORIT/ Njihuni me nëntë kandidatët e tjerë për çmimin “Futbollisti më i mirë U-21”

Isa.Autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, sulmuesi Schick realizon golin e “nockaut-it” ndaj Holandës (VIDEO)

Delo.autor

“NUK ËSHTË KAMPIONAT I LEHTË”/ Trajneri Cungu: Laçi më i fortë se vjet, ja çfarë pres nga skuadra

Delo.autor

Leave a Comment