Futboll Seria A Sport

Nuk është Higuain/ Milan kërkon një tjetër lojtar për ta shkëmbyer me Bonuccin

Orë të nxehta, shumë të nxehta në aksin Milano-Torino, atje ku bisedimet për Higuain dhe Bonucci udhëtojnë në dy momente paralele. Për të lënë Bonucci të largohet, Milan ka kërkuar nga Juventus një shkëmbim me Mattia Caldara dhe jo me Gonzalo Higuain, si është shkruar këto ditë në shtypin italian.

Kjo ishte edhe arsyeja e një takimi të mbajtur dje mes menaxherit të futbollistit 24-vjeçar, Beppe Riso dhe drejtuesit të Juventus, Fabio Paratici

“Zonja e vjetër” po mendohet për kërkesën e Milan, sepse Caldara konsiderohet si i pashitshëm. Juventus do të pëlqente më shumë një shkëmbim me Benatia.

Megjithatë nuk duhet nënvlerësuar Chelsea. Nëse anglezët nuk do të arrijnë të zhbllokojnë blerjen e Rugani, atëherë mund të hidhet në sulm pikërisht për Caldara.

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një volejbolliste shqiptare luan në finalen e Champions

Delo.autor

Senatorët kundër Neymar: Duhet ta bësh…

Sadik.Autor

SOT SHQIPËRI-LITUANI/ Kuqezinjtë, për 3 pikët e radhës

Delo.autor

Leave a Comment