Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Talenti i Shpresave debuton si titullar në “derbin” ndaj Çekiçit

Talenti i Shpresave, Omar Imeri, bëri debutimin si titullar në Superligën turke, me fanellën e Antaliasporit, në përballjen ndaj Ankaraguçu që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Shqiptari i Maqedoni arriti të fitonte “derbin” me Endri Çekiçin që aktivizohet te Ankaraguçu. Pogradecari e nisi sfidën nga stoli, duke u aktivizuar në fillimin e pjesës së  dytë.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Jahoviç në minutën 45+4’. Vlen të theksohet se pjesë e Antaliasporit, janë edhe futbollistët Lukas Podolski dhe Nuri Shahin, të cilët kanë një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar shumë trofe, ku spikat Kupa e Botës me Gjermaninë.

Imeri u aktivizua 90 minuta të plota, duke bërë një paraqitje dinjitoze.

Related posts

Ekspozita për EURO 2016, një “vizitor” i veçantë për triumfin e Kombëtares

Q.Autor

SKËNDERBEU-LUFTËTARI/ Mensah e bën sefte në kampionat dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Mediat italiane ‘shfrenojnë fantazinë’: Panucci ikën nga Shqipëria për një ekip i Serie A

Q.Autor

Leave a Comment