Futboll Premier League Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E MURINJOS/ Ja sa kërkon Man United për Martial 

Jose Mourinho është i gatshëm që ta lërë të lirë Anthony Martial vetëm nëse klubi që dëshiron të marrë shërbimet e tij paguan klauzolën e kartonit të tij. Trajneri i Manchester United ia ka lënë rrugën hapur vetëm në këtë mënyrë mesfushorit francez, i cili ka kërkuar që të largohet këtë merkato nga “Old Trafford”.

Pas përformancës së dobët që bëri dje në barazimin pa gola me San Jose Earthquakes në Santa Clara, tekniku portugez është i hapur për të pranuar ofertat që vijnë për Martial. Siç shkruan “The Sun”, ekipet që kërkojnë të blejnë kartonin e tij duhet të paguajnë së paku 50 milionë paund. Francezi u bë pjesë e “Djajve të kuq” në verën e vitit 2015-të ku ka zhvilluar në total 86 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola.

‘Special One’ nuk do të lejojë që 22-vjeçari të largohet nëse nuk paguhet shuma e duhur nga klubi i duhur për të. Nuk ka gjasa që United t’ja shesë atë një tjetër klubi anglez.

Chelsea, Juventus dhe Borussia Dortmund janë ekipet që kanë shfaqur për të marrë shërbimet e tij.

“Do të doja të isha në Los Angeles tani, por jam në San Jose. Ju nuk mund të bëni çdo gjë që doni në jetë. Do të doja të shkoja në Los Angeles, të trajnoja ekipin atje dhe të luaja të pesta ndeshjet atje, pastaj të mos udhëtojmë dhe të mos ndërrojmë hotelin dhe më pas të kthehemi në Manchester. Do të doja të luaja kundër Leicester City të dielën por duhet të luaj të premten, kështu që ti nuk merr gjithçka çfarë do në jetë”- tha Jose pas miqësores së zhvilluar dje.

I pyetur nga gazetarët për situatën e Martial, nëse lojtari do të qëndrojë te United, por portugezi thjesht u përgjigj me një buzëqeshje.

Related posts

FSHF-KLUBET/ Ballafaqim para nisjes së kampionatit. Ja çështjet e nxehta

Isa.Autor

“JANË NJË SKUADËR E FORTË”/ Flick: Sevilla e meritoi fitoren e Europa League, do jetë një ndeshje…

Delo.autor

KËRCEN SI FËMIJË/ MARADONA nuk ndryshon kurrë, shikoni festën “e çmendur” në…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment