Futboll Sport

Ozilin e “flakin” të gjithë/ Asnjëri prej kolegëve nuk mbron futbollistin gjerman

Tërheqja e Mesut Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë ka hapur shumë debate jo vetëm brenda vendit, por dhe në botë. Kur pritej që opinioni publik gjerman dhe një pjesë e mirë e futbollistëve të solidarizoheshin me anatemimin e mesfushorit 29-vjeçar, asnjëri prej shokëve dhe kolegëve të tij të “panzerave” nuk i ka dalë në krah lojtarit të Arsenalit.

Sulmet diskriminuese të presidentit të Bayern Munich Uli Hoeness pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm në futbollin gjerman dhe europian kur pavarësisht mesazheve dhe fushatave sensibilizuese për goditjen e racizmit, në rastin në fjalë nuk ka patur asnjë reagim kritik dhe dënues ndaj sulmeve të pabaza raciste dhe paragjykuese të turko-gjermanit.

Ozil nuk është i pari që është shprehur për një temë delikate. Yaya Toure i Manchester City deklaroi një muaj më parë se kishte vuajtur diskriminimin e Pep Guardiolës te kampionët në fuqi të Anglisë.

Related posts

RUSI 2018/ Zvicër-Kosta Rika, 1 humbje në 24 ndeshje për zviceranët

Sadik.Autor

AKUZON HAPUR PËR NDRYSHIMET TEK VAR/ Presidenti i UEFA-s: Po shkatërrohet sezoni i një klubi për 1 centimetër!

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari – Partizani: Zhbllokohet sfida në Gjirokastër, Mala kalon në avantazh të kuqtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment