Futboll Sport

“PA DORASHKA”/ Vieira kritikon Balotellin: Është për të ardhur keq…

Në fillim ka ardhur shfryrja e ish-tifozëve tashmë, më pas i atakuar radha trajneri që do të kishte dashur të punonte me të. Ai është Patrick Vieira, trajneri i ri i Nice, të cilit nuk i ka pëlqyer aspak mungesa e Mario Balotelli-t në grumbullimin e ekipit.

Një gjest ky që është kritikuar nga tifozët dhe që ish-shoku i skuadrës tek Inter dhe City e ka konsideruar si një mungesë respekti: “Por tashmë, – ka thënë Vieira, – mendojmë për të ardhmen”.

“Me Marion, – ka saktësuar francezi, – kam folur në telefon disa javë më parë dhe e kishim lënë të takoheshim në ditën e grumbullimit. Fatkeqësisht, ai nuk ka ardhur. Është për të ardhur keq, sepse ka kaluar dy sezone të bukur në Nice, duke krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe tifozët. Nuk duhej të mbaronte kështu”.

“Problemi nuk është se ka dëshirë të largohet, kjo është pjesë e futbollit. Lojtarë të tjerë të ekipit, si Seri dhe Le Marchand janë paraqitur në grumbullim edhe pse e dinin se do të ndërronin ekipi (janë shitur te Fulham). Nuk ka qenë e lehtë, por kanë punuar dhe kanë respektuar klubin. Janë përshëndetur me të gjithë, klubin dhe tifozët, që i kanë falënderuar. Ndërsa, për Marion gjërat kanë shkuar ndryshe”, ka thënë Vieira.

Me pak fjalë, Balotelli është kthyer nga idhull në armik në harkun e pak ditëve, edhe për tifozët ultras, të cilët kanë shprehur zemërimin e tyre në një komunikatë pasi e kanë mbështetur në këto dy vite me kore dhe mesazhe të ndryshëm. Si ai që është shfaqur në qytet të nesërmen e miqësores Francë-Itali, për ta mbrojtur nga fyerjet raciste. Por duket se ylli italian ka harruar gjithçka. Marseille e pret, edhe pse për momentin nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për Nice.

Related posts

Marcado me fat, Argjentina kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

“DRAMË GJERMANE”/ Borussia Dortmund ia fal titullin Bayern Munchen-it, ‘grerëzat’ barazojnë në ndeshjen e fundit

F.autor

NJIHET PËR FORMAT E SAJ BOMBASTIKE/ Mes shpatës dhe modës, Antonella Fiordelisi mahnit me FOTOT… hot

Delo.autor

Leave a Comment