Futboll Sport

Kërkohen nga të gjithë/ Kjo është skuadra ideale e yjeve që kanë shpërthyer në Botëror

Në Rusi kanë shpërthyer shumë talente, që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Pavard, Maguire, Sabaly dhe jo vetëm këta. Kjo është skuadra ideale e yjeve që kanë shpërthyer në këtë Botëror. Janë lojtarët që kanë parë aksionet e tyre të pësojnë një rritje të madhe gjatë Botërorit dhe që janë bërë protagonistë në merkato.

PICKFORD (ANG/EVERTON) — Vetëm një fit më parë është blerë ngë Eberton për 29 milionë euro, plus bonuse, por ky Botërorë e ka ndihmuar të shkojë më lart. Nëse pas Botërorit fillon një “xhiro” portierësh, një nga klubet angleze mund të bëjë një çmenduri për të.

PAVARD (FRA/STUTTGART) — Një zbulim i vërtetë për ata që nuk e ndjekin luftën për një vend në Europa League që zhvillohet në kampionatin gjerman. Ka shënuar një nga golat më të bukur të Botërorit dhe ka hedhur kandidaturën për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes të një ekipi që luan në Champions League. Bayern, Tottenham dhe dy klubet e Mançesterit janë futur në garë.

MAGUIRE (ANG/LEICESTER) — Lojtari simbol i këtij Botërori për Anglinë, Harry do ta fillojë sezonin e ri me një rinovim kontratë me rritje rroge me Leicester, por aftësitë e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mirë të Premier League.

MINA (KOL/BARCELONA) — Yerri është një lojtar i Barçës, çfarë mund të dojë më shumë? Botërori i tij me tre gola vendimtarë dhe dominim në zonën e rreptësisë detyrojnë Barcelona-n që të bëjë një rivlerësim: nëse vendosin ta nxjerrin në shitje, do të ketë një radhë të gjatë mes klubeve që do të kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

SABALY (SEN/BORDEAUX) — Vetëm tri ndeshje, por që kanë qenë të mjaftueshme për të befasuar të gjithë në një rol që është historikisht i vështirë. 25 vjeç, i shpejtë dhe shumë i rrezikshëm me krosimet e tij. Çmimi i kartonit nuk është shumë i lartë dhe Napoli është një nga skuadrat që mund të vihet në lëvizje për mbrojtësin e krahut të djathtë.

CHERYSHEV (RUS/VILLARREAL) — Vinte nga një sezon jo shumë i mirë, për momentin është Këpuca e Argjendtë e Botërorit me katër gola. Më vendimtar se Golovin, mund të kthehet te Real, ku ka luajtur me ekipet e moshave.

BENTANCUR (URU/JUVENTUS) — Cilësitë e ish-lojtarit të Boca Juniors janë vënë re në Torino, por janë bërë më të dukshme në Rusi, pavarësisht se në sfidën e fundit të luajtur kundër Francës kanë ardhur disa gabime. Ai pëlqehet nga shumë klube (duke përfshirë Arsenal dhe Barça). Çfarë do të bëjë Juventus?

REBIC (KRO/EINTRACHT) — Djaloshi që nuk la shenjë te Fiorentina është rritur: pas këtij Botërori si protagonist, vlerësimi i tij ka shkuar rreth 50 milionë euro. Nuk do të qëndrojë tek Eintracht dhe pritet të zhvillohet një ankand europian për të, me Bayern që duket se është në avantazh

LOZANO (MEK/PSV) — Ishte një nga të rinjtë që priteshin më shumë dhe e ka nisur Botërorin në mënyrën e duhur kundër Gjermanisë. “El Chucky” është një objektiv i United të Mourinho, Holanda tashmë duket se i rri ngushtë. Ai vrapon, kush do ta kapë?

GOLOVIN (RUS/CSKA) — Lojtari më i përfolur në merkato nga fillimi i Botërorit, kur ideja e Ronaldo tek Juventus dukej një çmenduri. Për momentin duket se është më afër Chelsea-it të Sarri-t: sigurisht, do të largohet nga Rusia dhe jo për një shumë të vogël.

MUSA (NIG/CSKA) — Ja dhe një pozicion (sulmues) ku nuk ka patur shumë zbulime, për faj të mbrojtjeve të forta dhe për konfirmimin e yjeve të zakonshëm. Dzyuba nuk ka ndërmend të largohet nga Rusia, kështu që zgjedhja bie te Musa, i cili është huazuar te CSKA, por kartoni i tij zotërohet nga Leciester. Një tjetër shans me “Dhelprat”? Pëlqehet nga Marseille dhe Wolverhampton.

Formacioni
(4-2-3-1) Pickford (Ang/ Everton) … Pavard (Fra/Stuttgart) Maguire (Ang/Leicester) Mina (Kol/Barcellona) Sabaly (Sen/Bordeaux) … Cheryshev (Rus/Villarreal) Bentancur (Uru/Juventus) … Rebic (Kro/Eintracht) Lozano (Mek/Psv) Golovin (Rus/Cska) … Musa (Nig/Cska)

Related posts

Interi nis bisedimet me mesfushorin e Romës dhe atë të Cagliarit

Sadik.Autor

“SKUADRA QË MË KA IMPRESIONUAR ËSHTË…”/ Alex Ferguson tregon ekipin e tij të ëndrrave, nuk është Manchester Unted

Delo.autor

Zvicra na “degdis”, befason me vendimin për Shqipëri-Kosovë!

Sadik.Autor

Leave a Comment