Futboll Seria A Sport

Pallotta këshillon Milanin: Ja çfarë duhet të “vjedhin” kuqezinjtë nga unë

James Pallotta, presidenti i Roma-s, ka zbuluar se ka folur me Paul Singer, themeluesi i fondit Elliott, që ka marrë zotërimin e Milan.

“Kam menduar gjënë më të natyrshme që kam kuptuar nga një eksperiencë 35-vjecare. Kam folur me Singer dhe ai synon ta kthejë Milan-in në nivelet që i takojnë, po bën shumë ndryshime. Kemi folur disa herë për Serinë A dhe gjëra të tjera”, ka thënë numri një i verdhekuqve.

“Do të punojmë krah për krah për të mirën e kampionatit. Ai mund të më ‘vjedhë’ gjashtë vite me gabime, një kohë e gjatë e kaluar për të kuptuar se kujt mund t’i besosh dhe se çfarë duhet bërë në këto raste. Milan duhet të punojë me ne dhe skuadra të tjera për ta ngjitur Serinë A në një nivel më të mirë”.

Nuk ka munguare edhe një koment për kalimin e Cristiano Ronaldo tek Juventus. “Ardhja e tij do ta ndihmojë kampionatin dhe është mbresëlënëse që ka shkuar tek Juventus. Ky është me të vërtetë një kampionat i vështirë. Shikoj ndeshje të La Liga-s herë pas here dhe mendoj se ka disa skuadra që nuk do të fitonin asnjë ndeshje në Serinë A”, ka vazhduar Pallotta.

“Nuk është aspak e lehtë dhe ka disa skuadra solide, si Napoli, Juventus, Inter, edhe Fiorentina po përmirësohet, Sampdoria, nuk është e lehtë të luash këtu. Është me të vërtetë një kampionat i vështirë”.

Related posts

Rakitiç i bindur: Nëse frenojmë Mesin, nuk humbim

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS NË 2014/ Mesfushori Kroos: Ja si u përpoq të më joshte Luis Suarez…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SCHALKES/ Guardiola: I falëm dy gola, nuk jemi akoma gati për…

Delo.autor

Leave a Comment