Futboll Seria A Sport

PARADOKSALE/ Juventusin e “ndihmon” Chelsea për të blerë Ronaldon

Mund të duket paradoksale, por transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi po e bën të mundur Chelsea. Ose më saktë, Maurizo Sarri, kundërshtari kryesor i bardhezinjve në sezonet e fundit në Serinë A.

Tekniku toskan, që është në pritje të zyrtarizimit te blutë e Londrës (duhet të gjejë marrëveshjen me De Laurentiis), kërkon të marrë në “Stamford Bridge” tre lojtarë bardhezi: Gonzalo Higuainin, Daniele Ruganin dhe Alex Sandron. Paratë që Juventusi do të sigurojë nga shitja e tyre do të mjaftojnë për kartonin e 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Reali Madridit, tashmë i vetëdijshëm që nuk mund ta evitojë largimin e CR7, në orët e fundit e ka rritur kërkesën, pra nga 100 milionë synon të arkëtojë nga 120-150 milionë euro. Juventusi nuk ka pse të trembet, sepse paratë ia siguron Chelsea.

Related posts

RUSI 2018/ Salah stërvitet me grupin, por mbetet në dyshim ndaj Uruguajit

Sadik.Autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI NË F1/ Ross Brawn: Nëse një skuadër nuk lejohet të hyjë në një shtet prej epidemisë, gara…

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Tifozët e Interit tallen me Donnarummën (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment