Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ BOLT hedh një tjetër hap në karrierë, pranë transferimit te skuadra e…

Duket se ëndrra i ish-atletit xhamajkan Usain Bolt për t’u bërë një futbollist profesionist ka marrë një kthesë të papritur. Fituesi i 8 medaljeve të arta olimpike, njeriu më i shpejtë në botë dhe rekordmen në 100 e 200 metra, ka nisur bisedimet për t’u transferuar te skuadra meksikane e Dorados, e cila drejtohet nga legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona.

Sprinteri 32-vjeçar xhamajkan nuk arriti të sigurojë një marrëveshje me skuadrën australiane të Central Coast Mariners, me të cilën u stërvit dy muaj me radhë. Madje luajti edhe në 3 miqësore, duke realizuar dy gola, por palët “divorcuan”, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët të pagesa e atletit.

Por tani është Maradona ai që e kërkon lojtarin të skuadra e Dorados. Kjo ide, legjendës argjentinase të futbollit i ka lindur kur ata luajtën së bashku në një ndeshje bamirësie, të zhvilluar gjatë këtij viti në Zvicër. “El Pipe de Oro” ka nisur të bisedojë me sponsorë të ndryshëm për të realizuar këtë transferim të Bolt në Meksikë, duke parë pagën e lartë që ish-atleti kërkon (3 milionë dollarë).

Maradona ka disa muaj që është në krye të ekipit të Dorados, me të cilin është kualifikuar në finalet e play off-it në kategorinë e dytë meksikane dhe synon një vend mes ekipeve më të mira vitin tjetër. Argjentinasi mendon se sulmi i ekipit të tij do të përfitojë shumë nga shpejtësia e Bolt në lojën në krahë, pasi është i sigurtë se do të arrijë të fitojë ndeshjet finale të play off-it.

Related posts

E PAZAKONTË NË LONDËR/ Merr shishen me verë dhe largohet pa paguar, legjenda e futbollit turpërohet në sy të… (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Francesco: Favori ynë është që e njohim shumë mirë si luan Salah!

Sadik.Autor

PREKJA ME DORË E CUADRADOS/ Shikoni rastin që “tërboi” Atalantën në golin e dytë të Juventus (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment