Futboll Sport

Partizani humb 250 mijë Euro, ekipi i njohur tërhiqet nga blerja e Jurgen Bardhit

Jurgen Bardhi ka humbur një shanc mjaft të mirë për t’u transferuar jashtë vendit, pas interesimit të Lokomotivës së Zagrebit për të.

Kroatët kishin bërë një ofertë zyrtare prej 250 mijë Euro për talentin e të “kuqve”, por agjentët mbetën të zhgënjyer nga paraqitja e tij në dy ndeshjet ndaj Mariborit duke u tërhequr kështu nga blerja e tij.

Në këtë mënyrë edhe vetë klubi i Partizanit ka humbur një mundësi të artë për të arkëtuar një shumë të konsiderueshme në llogarinë e tij, me Bardhin që cilësohej gjerësisht si një nga elementët më premtues të kryeqytetasve për të ardhmen edhe në aspektin e merkatos.

 

Related posts

INTER NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Oliver Giroud mbetet i preferuari i Contes, ja opsioni i vetëm

Delo.autor

“JEMI SKUADRA MË E FORTË NË ITALI”/ Pioli: Kemi ndryshuar hiearkinë e kampionatit, sfida ndaj Juventus është…

Delo.autor

“DUHET TË KEMI DURIM”/ Chiellini: Juventus është në një stuhi, por anija me siguri do të arrijë në…

Delo.autor

Leave a Comment