Futboll Kategoria Superiore Sport

AHMETAJ DREJTORI I RI I TIRANËS/ Zbulohen prapaskenat tek “bardheblutë”

Ndonjëherë kthehen. Po, ata që dikur kanë lënë gjurmë kthehen sërish te klubi i tyre, pavarësisht nëse bëjnë trajnerin apo drejtorin. I tillë është edhe rasti i Juljan Ahmatajt. Nga dje ai ka marrë detyrën e drejtorit teknik të Tiranës dhe pritet që të prezantohet zyrtarisht së shpejti. Elbasanasi ka vizituar dje bardheblutë në stërvitjen e pasdites dhe pas takimit fillestar me Devi Mukën, ai ka vizituar ambientet e brendshme të kompleksit dhe biseda ka vazhduar.

“PROFECIA” E TAVOS

Më shumë sesa drejtor, Ahmataj ka spikatur vitet e fundit si trajner. Ka bërë mirë kudo ku ka shkuar dhe këtë e tregoi së fundmi edhe me Luftëtarin. Po, pikërisht aty ku më pas Tavo e largoi në mënyrë të beftë dhe më pas paralajmëroi se Ahmataj do të shkonte te Tirana.

MODA E DREJTORËVE

Është një pozicion ende jo fort i konsoliduar në klubet tona. Një pjesë e mirë e tifozëve, por edhe e vetë klubeve ende nuk e bëjnë dot dallimin mes drejtorit sportiv dhe atij teknik. Kështu ka ndodhur shpesh vitet e fundit në Shqipëri dhe ka pasur shumë raste, por vërtet shumë, kur drejtori teknik ka qenë “hija” e trajnerit në detyrë. Kjo po që është një shpikje “alla shqiptare”. Për të gjithë ata që janë dyshues rreth këtij fenomeni, po marrim në konsideratë disa raste: Starova ishte drejtor teknik te Kukësi, papritur, kur shkarkoheshin teknikët, vishte tutat e trajnerit. Ndodhi kështu edhe te Partizani. E njëjta gjë edhe me Hasan Likën te Kukësi.

Related posts

“KATAR 2022″/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, sulmuesi Hagi shtang me gol Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Zbehja e markës “made in Barça” në kombëtare SPANJOLLE

Isa.Autor

SËRISH GAFË NË EUROPA LEAGUE/ “Topçinjtë” me fat, autogoli i dytë nga Molde (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment