Futboll Seria A Sport

PASUESI I TIAGO SILVËS/ Milan braktis Caldaran, Leonardo “peshkon” në Brazil

Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor, i cili duhet të zëvendësojë Leonardo Bonucci-n. Duhej të ishte Caldara, por gjithçka është komplikuar dhe tani kuqezinjtë kanë kthyer sytë nga braziliani Rodrigo Caio.

Operacioni Caldara është bllokuar për shkak të ndërhyrjes së Chelsea-it dhe Maurizio Sarri-t. Abramovich është gati të paguajë 40 milionë euro për mbrojtësin bardhezi, një shifër e papërballueshme për Milan-in.

Kështu, ideja e fundit e Leonardo-s është Rodrigo Caio, qendërmbrojtës i San Paolo, që do të mbushë 25 vjeç 17 gushtin e ardhshëm. Drejtuesi kuqezi do të kërkojë të shfrytëzojë marrëdhëniet e mia që ka me klubin e tij të vjetër për ta marrë në Serinë A menjëherë, duke braktisur përfundimisht opsionin Caldara.

Related posts

Çudirat nuk kanë fund/ U transferua te Liverpooli, lojtari nuk ka numër fanelle

Isa.Autor

“Problemi i Alves është rivali direkt, Cristiano Ronaldo!”

Q.Autor

PLAS SKANDALI I RADHËS TEK JUVENTUSI/ Talenti i bardhezinjve nën investigim për baste në platforma ilegale

F.autor

Leave a Comment