Futboll Sport

PLAS SKANDALI I RADHËS TEK JUVENTUSI/ Talenti i bardhezinjve nën investigim për baste në platforma ilegale

Duket se te Juventusi nuk kanë fund skandalet, ku pas Pol Pogbas që doli se kishte përdorur doping, tashmë është radha e Nikolo Faxholit, i cili dyshohet për baste të vëna në platforma ilegale.

Sipas Kodit të Sportit, asnjë lojtar, trajner apo pjesëtar i një klubi sportiv nuk lejohet që të luajë baste sportive.

Nga ana tjetër, fakti që Faxholi ka luajtur në platforma ilegale e bën më të rëndë dënimin që mund të marrë nga FIGC.

Siç bëhet me dije nga mediat italiane, nëse çdo gjë vërtetohet atëherë 22-vjeçari rrezikon një minimum prej 3 vitesh përjashtim nga futbolli i luajtur.

Related posts

ÇËSHTJA “POGBA”/ Dorëzohet Manchester United, pret një sinjal nga Real Madrid ose PSG

Delo.autor

KORRUPSION, POLITIKË E GJYQE/ Kroacia plot halle është në ëndërr

Isa.Autor

Pelle dhe Viky, çifti më simpatik që keni parë ndonjëherë

Sadik.Autor

Leave a Comment