Futboll Sport

Patrick Vieira shpjegon pse Franca e fiton Kupën e Botës në “Rusi 2018”

Patrick Vieira beson se fitimi i Francës kundër Argjentinës ishte ndeshje përcaktuese, e nevojshme që do t’i ndihmojë ata të arrijnë në finalen e Kupës së Botës. Të besuarit e Didier Deschamps gjetën një formë në Rusi me një fitore emocionuese 4-3 kundër Argjentinës në 1/8 të shtunën. Kylian Mbappe shpërtheu duke regjistruar një shfaqje të shkëlqyer me një dygolësh dhe një penallti të fituar, pasi Franca shkoi në një takim në çerekfinale me Uruguain. Vieira, i cili e ndihmoi kombëtaren të fitojë Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000, ndjen se loja e Argjentinës ishte pikërisht ajo që i duhej Francës. “Ne mund të flasim për fushatën e tyre në disa mënyra të ndryshme. Si të gjithë mendoj, prisja më shumë në aspektin e lojës”, tha trajneri i Nice të hënën.

“Mendoj, megjithatë, se njerëzit ishin të ashpër ndaj ekipit kombëtar francez. Kur shikon ndeshjen e tyre kundër Argjentinës, kjo është gjë e mirë për ndeshjen e ardhshme. Ata kishin nevojë për një lojë përcaktuese dhe ata kanë fituar vetëm kundër Argjentinës. E vështirë për t’u mundur. Unë shpresoj sinqerisht që do ta fitojnë, pas ndeshjes së fundit ju mund të shihni se lojtarët kanë më shumë besim, ata luajnë më lirshëm. Kjo ndeshje do t’i ndihmojë ata për të arritur në finale sipas mendimit tim”, shtoi një nga mesfushorët më të mirë në historinë e “Gjelave”. Për herë të fundit Franca e ka fituar këtë Kupën e Botës në vitin 1998 dhe tani “Gjelat”, kanë arritur në çerekfinale, ndërsa ata duken favoritë për të fituar për herë të dytë titullin në historinë e tyre. Në çerekfinale “Gjelat” do të përballen me Uruguain, dy herë fitues të këtij trofeu, por në vitet e largët 1930 dhe 1950.

Related posts

A MENDONI NJË RIKTHIM TEK NAPOLI NË TË ARDHMEN? Sarri i shokon të gjithë me deklaratën e tij

Delo.autor

PSG fut në dilemë Chelsean me kampionin e botës, s’ka marrëveshje

Isa.Autor

“TË DETYROHEM PËR GJITHÇKA”/ Portieri i Rumanisë prek me dedikimin në stadium, ja kujt ia kushton fitoren

F.autor

Leave a Comment