Futboll Premier League Sport

Liverpool heq dorë nga portieri holandez që aktivizohet në kampionatin spanjoll

Liverpooli tërhiqet nga gara për Jasper Cillessen. Klauzola e portierit është 60 milionë Euro, por lojtari mund të largohet nga Barcelona për gjysmën e çmimit.

30 milionë Euro është minimumi që katalanasit kërkojnë për të lënë të lirë 29-vjeçarin, por drejtuesit e skuadrës nga “Anfield”, të cilët janë vënë në kërkim të një portieri, e konsiderojnë të lartë shumën e kërkuar nga klubi spanjoll dhe për këtë kanë preferuar të dalin nga gara për kartonin e holandezit.

Sipas mediave angleze, trajneri i “the reds”, Jurgen Kloop preferon njërin mes Alisson e Jan Oblak, që kushtojnë më shumë se Cillessen, por që janë të konfirmuar në arenën ndërkombëtare.

Related posts

City dhe një dështim me kosto 500 milionë euro

Sadik.Autor

Zlatan është Zlatan, por ka edhe momente dobësie për suedezin (RASTET)

Isa.Autor

KOMBËTARJA U-18/ “KuqeZitë” triumfojnë me fqinjët maqedonas, ja rezultati i miqësores

Delo.autor

Leave a Comment