Futboll Sport

Pejic “ende në linjë” me Kastriotin, klubi gjen zgjidhjen për stadiumin

Kastrioti vazhdon normalisht përgatitjet për sezonin e ri. Krutanët po kryejnë fazën përgatitore në Pukë dhe më pas do të udhëtojnë jashtë shtetit. Në lidhje me merkaton klubi synon të rikthejë shtatlartin kroat Pero Pejiç, por veterani i sulmit nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete duke lënë çdo gjë pezull.

Një tjetër problem më me rëndësi është gjendja e stadiumit”Ismail Xhemali” ku klubit i kanë mbetur shumë pak kohë për të riparuar ambjentet brenda stadiumit. Problemi infrastrukturor mund t’i rëndojë shumë skuadrës e cila detyrohet të zhvillojë takimet në fushë tjetër nëse nuk rehabilitohet në kohë stadiumi.

Por drejtuesit e klubit krutan kanë insistuar se çdo gjë do të ezaurohet brenda afatit të vendosur nga FSHF-ja. Ata kanë pranuar se do të rinovojnë pjesërisht stadiumin duke përfshirë tribunën qendrorem sallën e mediave dhe dhomat e zhveshjes.

 

Related posts

Kampione bote me Italinë, bukuroshja 20-vjeçare “tallet” me Mesin

Sadik.Autor

COUTINHO DO TË VESHË FANELLËN “BAVAREZE”/ E konfirmon edhe Bayerni: Jemi të lumtur që e bindëm… (FOTO)

Delo.autor

“SHIKOJ NJË SHQETËSIM TEK “KATALANASIT”/ Legjenda e Argjentinës: Barcelona komplot kundër “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

Leave a Comment