Futboll Sport

Sokol Cikalleshi mbetet në Turqi, ja skuadra e re e bomberit shqiptar

Sokol Cikalleshi nuk pati ndonjë sezon për t’u mbajtur mend te Osmanlispor. Kavajasi shënoi vetëm 6 gola në 25 aktivizime me skuadrën e Superligës së Turqisë, por që tashmë kërkon largimin për një tjetër kontratë.

Ai duhet të qëndrojë edhe një vit në radhët e Osmanlispor sipas kontratës së tij, por që kjo çështje pritet që të zgjidhet shumë shpejtë. Skuadra e interesuar për shërbimet e sulmuesit që ka luajtur për tre sezone me Istanbul Basaksehir dhe më pas nga një vit për Akhisarspor dhe në fund te Osmanlispor, është Goztepe.

Goztepe e mbylli në vendin e gjashtë kampionatin e sezonit 2017/18, ndërsa për sezonin e ri ka nisur që të organizohet dhe të bëjë afrimet e duhura. Mediat gjigante turke shkruajnë se i janë vënë pas shtatlartit kavajas, duke e pasur qëllimin kryesor të kësaj merkatoje vere.

Goztepe ka bërë largime te shumta këtë verë, kështu që Cikalleshi mbetet alternativë për sulmin për shkak se ky repart ka shumë boshllëqe. Stafi i kësaj skuadre i ka ofruar çdo gjë kavajasit, i cili duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me skuadrën Osmanlispor që ka rënë në Ligën e Parë të futbollit turk, që do të thotë se sulmuesi i Shqipërisë nuk pajtohet me këtë fakt ndaj kërkon ndërrim ambienti.

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona humbet ndaj Benficës, Bayern dhe Juventus sigurojnë kryesimin. Manchester United fiton me përmbysje

Delo.autor

Portieri i Anglisë priti penalltitë prej shishes së ujit, zbulohet e vërteta e Pikfordit (VIDEO)

Isa.Autor

ROMA – REAL MADRID/ Rikthimi i Solarit, sa do të ndikojnë kujtimet e tij për sfidën e sotme?

Isa.Autor

Leave a Comment