Futboll La Liga Sport

Për herë të parë pas 9 vitesh, Real Madridi zbret në fushë pa Ronaldon

Reali i Madridit kthehet në fushë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa për herë të parë në nëntë vite, aty ka munguar Cristiano Ronaldo. Portugezi finalizoi transferimin me vlerë 100 milionë euro te Juventusi, duke u prezantuar te kampionët e Italisë, ndërsa tashmë “Los Blancos” janë të përqendruar te nisja e ciklit të ri.

Gareth Bale dhe Karim Benzema ishin dy prej yjeve të skuadrës, që u vendosën nën urdhrat e trajnerit Julen Lopetegui në ditën e tij të parë të punës. Në total, nga ekipi i parë ishin vetëm 14 futbollistë, ndërsa grupi u plotësua nga lojtarët e akademisë të ekipit. Mes fytyrave të reja në stërvitjen e Realit ishin dy blerjet e reja, Vinicius Jr. dhe Andrij Lunin.

Takimi i parë i Bale me trajnerin Lopetegui mund ta ndihmojë yllin uellsian që të vendosë rreth së ardhmes. Lojtari u prit në mënyrë madhështore, sepse në stërvitje festoi 29-vjetorin e lindjes, ndërsa si dhuratë mund të marrë edhe rolin e protagonistit në skuadër pas largimit të Ronaldos.

Ekipit madrilen iu bashkuan edhe të rinjtë Martin Odegaard, Raul De Tomas dhe Federico Valverde, të cilët luajtën të huazuar gjatë sezonit të kaluar, ndërsa me grupin nuk u bashkua 30-vjeçari Fabio Coentrao, që edhe pse ka një vit kontratë, duket e vështirë se do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Toni Kros dhe Kejlor Navas mendohet ti bashkohen ekipit për turneun International Champions Cup, ku më 31 korrik Reali do të luajë ndaj Mançester Junajtid, më 4 gusht përballë Juventusit dhe në datën 7 gusht ndaj Romës.

Ndërkohë, lojtarët e Spanjës, nga Sergio Ramos te Isco, Asensio e të tjerët nuk pritet të jenë në fushë përpara derbit me Atletikon e Madridit më 15 gusht, në finalen e Superkupës së Europës që do të luhet në Talin të Estonisë. Në anën tjetër, pasi arritën finalen me Kroacinë, Luka Modriç dhe Mateo Kovaçiç pritet të jenë në dispozicion të ekipit vetëm në startin e edicionit të ri në La Ligan spanjolle.

Related posts

Vlerësimi i lojtarëve në ‘El Clasico’/ Ja nota për Messin. Dështaku shpallet…(FOTO)

Delo.autor

KAOS dhe RRËMUJË/ Tifozët “pushtojnë” kryeqytetin DARDAN për ndeshjen e madhe

Isa.Autor

PREKËSE/ Pele LETËR emocionuese për Maradonën: Të dua, Diego

F.autor

Leave a Comment