Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Godet kundërshtarin qëllimisht nga prapa, arbitri anglez befason me veprimin e tij (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin Championship të Anglisë midis skuadrave të Luton Taun dhe Suonsit.

Mesfushori i Luton Taun, Henri Lansbëri gjatë ndërprerjes së lojës ka goditur qëllimisht me gjithë forcë kundërshtarin e tij të Suonsit, Rajan Maning i cili po shkonte të merrte topin për të rifilluar lojën.

Vendimi i befasues dhe i çuditshëm i arbitrit kryesor të këtij takimi ishte se mesfushori Lansbëri u ndëshkua vetëm me karton të verdhë dhe jo me karton të kuq duke parë pamjet e frikshme të kësaj goditje që kundërshtari i tij pësoi.

Kjo sfidë e cila ishte e vlefshme për javën e tetë të Championshipit anglez, përfundoi në shifrat e barabarta 3-3, ku Luton Taun kaloi në avantazhin e trefishtë për 23′ minuta lojë dhe më pas u gjend e barazuar 3-3 për afro 25 minutat e fundit të lojës ku Suonsi realizoi tre herë në aq minuta lojë të mbetura.

Related posts

“Sherri” me Neymar/ Thiago Silva tregon të vërtetën dhe ambicjen për Kupën e Botës

Isa.Autor

E FUNDIT/ Juventus merr vendim ekstrem, COVID-19 dëmton keq kampionët

Delo.autor

Zbuluesi i talenteve te Milani: Calabrian e pagova 1200 euro, si i gjeta Gigion dhe Cutronen

Q.Autor

Leave a Comment