Futboll Seria A Sport

PËR TË MOS U HUMBUR/ EVRA në versionin “Bocelli” për RONALDON (VIDEO)

Ish-mbrojtësi i Juventusit, shoku i CR7 te Manchester United, Patrice Evra, e ka mirëpritur në mënyrën e tij transferimin e kampionit të madh portugez te “Zonja e Vjetër”. Pra, pasi shijoi entuziasmin maksimal të një turme tifozësh të tërbuar në Torino, Cristiano Ronaldo ka marrë një tjetër mirëseardhje të veçantë te kampionët e Italisë.

Ronaldo, i cili luajti së bashku me Evra te Manchester United, nënshkroi një kontratë katërvjeçare me Juventusin, me këtë të fundit që i pagoi Real Madridit një tarifë fillestare të raportuar prej 100 milionë euro.

Mbrojtësi francez, i cili, gjithashtu, kaloi dy vite e gjysmë me Juven, përdori Instagramin me ngjyrat bardhezi për të “serenuar” superstarin e Portugalisë me një interpretim të “Con Te Partiro”, kënga e famshme italiane, e Andrea Bocelli.

Megjithëse “Con Te Partiro”, e përshtatur në gjuhën angleze si “Koha për të thënë lamtumirë”, është ironikisht më shumë për lamtumirën se sa mirëseardhjen, ky ngacmim i ngatërruar i Evra duket si një dedikim për transferimin e ish-shokut të tij në Torino.

“Juventinë, ju keni lojtarin më të mirë në botë”, – këndon Evra mbi muzikën, përpara se t’i ofrojë Ronaldos disa këshilla për sfidat me të cilat do të përballet, si lojtar i ri i klubit, në një ndeshje tradicionale para sezonit. “Unë e di, Ronnie, ju keni fituar pesë “Topa të Artë”, por te Juve duhet të punoni fort”, – e paralajmëroi ai.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ JUVENTUS/ Pioli merr lajmin madh, “Kuqezinjtë” me forca të shumta

Delo.autor

KAMPIONATI EUROPIAN I BASKETBOLLIT/ 2 fitore dhe 2 humbje, Kombëtarja U-16 mbetet jashtë gjysmëfinaleve

Delo.autor

U HODH SHORTI/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo. Maqedonia e Veriut gjen kampionët e Europës

Delo.autor

Leave a Comment