Futboll Sport

PËRBALLJE TITANËSH/ Man United-Real, shansi i fundit për “Djajtë e Kuq”

Real Madrid do ta nisë fazën përgatitore në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (02:00 me orën tonë), kur spanjollët do të ndeshen me Manchester United në International Champions Cup. Takimi do të luhet në “Hard Rock Stadium”, në Miami.

United ka luajtur dy ndeshje të këtij turneu deri tani, duke marrë një fitore me penallti kundër Milan pasi koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe një humbje 4-1 kundër rivalëve të Premier League, Liverpool. Edhe pse ka qenë vetëm një humbje e fazës përgatitore, disa tifozët dhe analistë kanë kritikuar ashpër taktikat e trajnerit Jose Mourinho, i cili ka thënë para ndeshjes: “Ekipi i parë i Liverpool do të ndeshet me fëmijët e United”.

Rezultati ka qenë 1-1 deri në minutën e 65-të, me Liverpool që kishte zëvendësuar të gjithë titullarët deri në atë moment, duke çuar moshën mesatare të lojarëve në fushë në 21.6. përgatitjet për sezonin e ri nuk kanë shkuar shumë mirë për “Djajtë e Kuq”. Tifozët e Liverpool i presin me një entuziazëm të madh të gjitha ndeshjet e ekipeve të tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për ata të City-it, Chelsea-it (pas ardhjes së Sarri-t) dhe Tottenham. Ata të United, jo dhe aq. Megjithatë, një rezultat pozitiv kundër një ekip të madh mund të ndryshojë humorin dhe kundërshtari i radhës i United është Real Madrid.

“Los Blancos” janë shumë mbrapa me përgatitjet dhe kjo mund të jetë një mundësi e artë për anlgezët. Me trajnerin e ri Julen Lopetegui dhe me largimin e Cristiano Ronaldo, Real do të ketë një paraqitje të ndryshme.

Ata nuk do të kenë në dispozicion as yjet që kanë luajtur në Kupën e Botës, si Modric dhe Raphael Varane. Por, Toni Kroos, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë udhëtuar në Florida, bashkë me disa lojtarë të tjerë të talentuar, me synimin për të bërë një paraqitje të mirë.

Mes Vinicius Jr., Marcos Llorente, Dani Ceballos, Martin Odegaard, Alvaro Odriozola dhe Jesus Vallejo, “Los Blancos” kanë një ekip shumë cilësor. Do të jetë interesante të shihet se cili nga të rinjtë do të jetë titullar kundër United.

Statistika

– Manchester United nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në katër ndeshjet e fundit.

– Real Madrid ka fituar pesë nga 11 ndeshjet zyrtare që ka luajtur kundër Manchester United, që ka marrë vetëm dy fitore.

– United ka fituar 2-1 kundër Real Madrid në ndeshjen e vitit të kaluar, të luajtur në International Champions Cup.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Skënderbeu arrin akordin me Tiranën, firmos me mesfushorin 22-vjeçar…

Delo.autor

BOMBA E DITËS/ REAL Madrid VENDOS PËRFUNDIMISHT për FATIN e MODRICIT

Isa.Autor

LEGJIONARËT/ STRAKOSHA kthehet në aksion, duel për NDERIN e Etrit BERISHËS

Isa.Autor

Leave a Comment