Futboll Gossip Sport

JANË ÇIFITI MË I KOMENTUAR NË RRJET/ E dimë që jeni kuriozë të dini sa para i jep Ronaldo në muaj Georginas, ndaj po jua tregojmë! (FOTO)

Që prej fillimeve të marrëdhënies së tyre, ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, janë kthyer në çiftin më të komentuar në media.

Megjithëse ende nuk janë kurorëzuar me martesë, Georgina dhe Ronaldo janë bërë prindër të një vogëlusheje të quajtur Alana Martina, ndërsa Georgina kujdeset edhe për 3 fëmijët e tjerë të Ronaldos.

Të gjithë i thërrasin “mama” dhe partnerja e futbollistit ka treguar se kjo është fjala e saj e preferuar.

Që prej nisjes së bashkëjetesës me futbollostin, Georgina nuk është më në punë dhe e kalon ditën duke u kujdesur për shtëpinë dhe për fëmijët e tyre.

Kështu, Ronaldo i jep asaj një “pagesë” çdo muaj, për të mbuluar shpenzimet personale dhe ato të fëmijëve.

Këtë kuriozitet na e ka zbuluar e huaja “Telecinco”.

Eshtë bërë e ditur se Georgina merr çdo muaj nga partneri një shifër prej 50.000 deri në 100.000 euro.

Kjo shifër justifikon edhe aludimet pse Georgina nuk pranoi fillimisht të merrte pjesë në “Sanremo” (sepse do të paguhej vetëm 25 mijë euro.)

Megjithatë, rikujtojmë se partnerja e Ronaldos shkëlqeu në festivalin italian, ku moderoi së bashku me Alketa Vejsiun.

Related posts

KRASNODAR-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kërkojnë fitoren e parë në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Rikthehet Champions League/ Chelsea-Barcelona, luhet dueli i ‘zjarrit’

Q.Autor

BASKETBOLL/ Kupa e Shqipërisë, FSHB zbardh kalendarin e ndeshjeve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment