Futboll

Shpresat zhgënjejnë sërish, mbeten të parafundit

Shqipëria U-21 pësoi humbjen e dytë brenda 4 ditëve, ndaj Sllovakisë, këtë herë në Zilina, me rezultatin e thellë 4-1. Vendasit dominuan sfidën dhe arritën të shënonin dy gola në pjesën e parë, ndërsa në fillim të së dytës ishte sërish Rey Manaj që shënoi në portën e sllovakëve dhe rihapi takimin përkohësisht.

Gjithsesi, vendasit e dërguan edhe dy herë të tjera topin në rrjetën e portës së Kastratit, konkretisht në minutat e 71’ dhe 74’, duke mbyllur takimin dhe marrë një tjetër 3-pikësh.

Në 15 minutat e fundit, kuqezinjtë u zgjuan dhe krijuan një mori rastesh për gol, por tashmë ishte shumë vonë për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

Me këto dy fitore, Sllovakia konsolidon pozitat në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Shqipëria e Bushit mbetet në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Estoninë.

Related posts

PAS ITALISË DHE ANGLISË/ Një tjetër shtet i madh hap dyer e stadiumeve. Ja numri i tifozëve që do të lejohen…

Delo.autor

I PËRFUNDON KONTRATA ME PARTIZANIN NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushori Hyseni: Dëshira ime është që të luaj në…

Delo.autor

REAGON Willian: Kam parë spekulime rreth Barcelonës, vëmendja ime është tek…

Isa.Autor

Leave a Comment