Futboll Sport

Persekutimi i Mavrajt/ Hamburgu e “keqtrajton”, Spanja është opsioni i ri

Mërgim Mavraj po kalon një periudhë shumë të vështirë te skuadra e Hamburgut. Mbrojtësi shqipar ishte i dënuar nga trajneri Kristjan Titz që nga sezoni i kaluar kur e nxori të stërvitej me ekipin B. Vera u mendua se do të ishte shpëtimi për shqiptarin, por ende nuk ka një zgjidhje për 32-vjeçarin.

Ai nuk ka gjetur ende ekip, ndërsa derën te skuadra gjermane e ka të mbyllur. Hamburgu prezantoi ekipin për sezonin 2018-19, ndërsa Mavraj nuk u ftua në foton zyrtare të klubit. Futbollisti nuk vonoi dhe ironizoi me një foto të publikuar në Instagram me fanellën e re të klubit.

Ka zëra që tregojnë se Mavraj nuk po paguhet në klubin gjerman, pasi drejtuesit e klubit duan ta largojnë vetë. Shqiptari nuk ka ndërmend të largohet pa marrë dëmshpërblimin nga klubi. Ai ka një rrogë të majme, prandaj po ka vështirësi për të gjetur skuadër.

Mavraj ka mundësi të kalojë në Spanjë tek ekipi i Deportivo La Korunjas. Kjo është pista më e re për mbrojtësin 32-vjeçar që po vuan jo pak në këtë periudhë. Ai synon që të stabilizohet sa më shpejt.

Related posts

MERKATO VERËS/ Dinamo nuk ndalet, pranë marrëveshjes me ish-lojtarin e Skënderbeut…

Delo.autor

“NUK NDALET SULMUESI I JUVES”/ Ronaldo 5 GOLA larg REKORDIT historik

Isa.Autor

Regjia nuk e përsëriti, shikoni pritjen spektakolare të portierit Pikford (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment