Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Kraiovës: Nuk mund të gabojmë, duam fitore

Trajneri grek i CS Universitata Kraiovës, Marinos Uzunidhis, në konferencën për shtyp para ndeshjes u shpreh i qetë për sfidën me Laçin, duke pohuar se do të luajnë vetëm për të fituar. Sipas tij, Laçi është një skuadër që luan futboll sulmues, por nuk është i bindur se si do të luajë sot ndaj tyre.

“Laçi është një skuadër që preferon të luajë në sulm. Nuk mund të them se si do të luajë nesër (sot) kundërshtari, pasi mund të ndryshojë dhe ndoshta nuk do të jetë shumë ofensiv si në ndeshjen e kaluar”, u shpreh fillimisht tekniku grek i rumunëve.

Në lidhje me faktin që në fundjavë kanë një ndeshje të rëndësishme me Steauan e Bukureshtit, ai pohoi se po mendon vetëm për Laçin, pasi çdo gabim në ndeshje të tilla mund t’u kushtojë shumë.

“Ne kemi ardhur për të bërë ndeshjen tonë dhe për të fituar dhe nuk mund të gabojmë. Të dielën luajmë kundër Steauas në kampionat, por unë mendoj vetëm për Laçin. Në ndeshje të tilla nuk mund të gabosh, sepse nuk ke kohë për të rikuperuar, ndaj jemi të përqendruar vetëm për këtë ndeshje”, përfundoi tekniku i skuadrës rumune.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Messi sfidon Ronaldon, zbardhet shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampionëve

Delo.autor

ASTON VILLA-MANCHESTER CITY/ Guardiola me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

OSTENDE THELLON KRIZËN/ Sidrit Guri luan vetëm 5 minuta ndaj Club Bryzhit

Delo.autor

Leave a Comment