Futboll Sport

Pickford pret penalltinë e Baccës, të gjithë anglezët festojnë por JO mesfushori i Tottenham

Thuhet se një fotografi, në shumë raste, vlen sa një mijë fjalë dhe kjo padyshim që ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në Moskë, në momentin e ekzekutimit të 11-metërshave në fund të sfidës Angli-Kolumbi.

Në momentin që portieri Jordan Pickford priti penalltinë e ekzekutuar nga Carlos Bacca, të gjithë futbollistët e Anglisë festuan dukshëm, me përjashtim të Eric Dier, sepse vetëm pak sekonda më vonë futbollisti i Tottenham do të kishte përgjegjësinë më të madhe, të shënonte gol, për t’i dhënë kualifikimin “luanëve”.

Teksa shokët e tij u lumturuan për mrekullinë e Pickford, Dier ishte i vetmi që nuk buzëqeshi, por mbeti maksimalisht i përqendruar, derisa shkoi te pika e bardhë, ku shënoi duke i dhënë Anglisë biletën për në çerekfinale.

Kjo ishte hera e parë në historinë e Kupës së Botës, që Anglia u kualifikua me penallti.

Related posts

MBËSHTETJE E ÇMENDUR/ Tifozët e Laçit me makina drejt “Elbasan Arenës” (VIDEO)

Sadik.Autor

“GOLAT FESTOHEN ME…”/ Bonucci i ndryshon fjalët për thirrjet raciste ndaj Moise Kean

F.autor

Pacquiao heq dorë nga trajneri, Freddie Roach: Jam i zhgënjyer

Sadik.Autor

Leave a Comment