Futboll Sport

Kapiteni i Belgjikës e pranon: Brazili është skuadra më e mirë e Botërorit

“Brazili është skuadra më e fortë në këtë Botëror, por në futboll ka gjithmonë një mënyrë për të mposhtur më të fortët,” – kjo ka qenë deklarata e kapitenit të Belgjikës, Vincent Kompany, në lidhje me çerekfinalen që do të luhet ditën e premte mes dy ekipeve që kanë lënë përshtypjen më të mirë në “Rusi 2018”.

“Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën e lojës.  Do të kemi të njëjtën filozofi. Do t’i shohim në sy dhe me kurajë, por gabimi më i madh që mund të bëjmë është të luajmë një kundër një ndaj tyre dhe jo si ekip i bashkuar. Brazili është më i fortë se ne, por nëse i mposhtim mund të fitojmë Botërorin,” – tha Kompany.

Më pas, qendërmbrojtësi shtoi: “Neymar është vetëm një nga futbollistët e mirë që ka Brazili. Janë të fortë në mbrojtje dhe në sulm, por ashtu si i druhemi atyre, mendoj se edhe ata druhen nga Belgjika.”

Related posts

Belgjika kalon me lehtësi Egjiptin/ Lukaku-Hazard dhurojnë spektakël (VIDEO)

Sadik.Autor

A DO TË LUAJË DYBALA NDAJ LYON? Sarri: Nuk e di ende, CR7 bëri SUPER GOL në stërvitje!

Delo.autor

NAPOLI-JUVENTUS/ Ancelotti synon të ngushtojë diferencën me “Zonjën e Vjetër” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment