Futboll Seria A Sport

Pjanic i ekzaltuar: Ronaldo, një “grusht i madh” për Juventusin

Miralem Pjanic e përshkroi nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me Juventusin si një “grusht të madh”, por mesfushori boshnjak refuzoi të konfirmojë të ardhmen e tij me kampionët italianë, mes lidhjeve të merkatos me Chelsea.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Ronaldo, i ndërroi tri herë radhazit kampionët e Europës për Juven, përmes një marrëveshjeje të bujshme që do të kushtojë 100 milionë €, plus 12 milionë € në formë bonusesh dhe variablash.

33-vjeçari, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit, nënshkroi një kontratë katërvjeçare me gjigandët e Seria A. I pyetur për bashkëlojtarin e tij të ri, Ronaldon, Pjanic i tha “Sky Sport Italia”: “Ai është një “grusht” i madh, një lojtar i madh”.

Megjithatë, e ardhmja e Pjanic në Torino nuk është aspak e sigurtë, me trajnerin e ri të Chelsea, Maurizio Sarri, që thuhet se po kërkon ta tërheqë ndërkombëtarin e Bosnje Herzegovinës në “Stamford Bridge”.

“Goal.com” kupton se Chelsea është në bisedime edhe për nënshkrimin e Daniele Rugani të Juventusit, ndërsa klubi i Seria A po kërkon të “shkarkojë” Gonzalo Higuain. Pjanic, i cili arriti nga Roma në vitin 2016, tani është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Chelsea, pasi Sarri kërkon një tjetër mesfushor qendror në Londër.

Kur po largohej nga një restorant të mërkurën, Pjanic u pyet për të ardhmen e tij me Juven dhe 28-vjeçari u përgjigj, para se të shkonte në makinën e tij: “Patëm një mbrëmje të mirë…” Juventusi tashmë ka nënshkruar me Ronaldo, Joao Cancelo, Emre Can dhe Mattia Perin, ndërsa ylli i Manchester United, Paul Pogba, është lidhur me një kthim në dukje të pamundur në klubin bardhezi.

Related posts

“BOMBA” E MERKATOS/ Hazard tek Real Madrid, Higuain fluturon drejt Chelsea

Isa.Autor

Sapo mësoi për vdekjen e Astorit, Bonucci telefonoi Ranoccian për të mos luajtur derbin Milan-Inter

Q.Autor

RRËFIMI I RRALLË/ “Madonna më ofroi 20 milionë dollarë për ta lënë shtatzënë”

F.autor

Leave a Comment