Futboll

Ndryshimet tek Tirana/ Ze Maria nuk rrezikon me Ngoonë, Turtulli jashtë 18-shes

Ze Maria i jep fund “misterit”. Më në fund zbulohen titullarët që do të zbresin sot në fushë ndaj Pogradecit. Edhe këtë javë mbetet jashtë 18-shes Marvin Turtulli, por këtë herë me vendim të trajnerit dhe jo prej kartonëve.

Tirana

Mbrojtësi nuk është grumbulluar fare dje, ndërsa edhe këtë ndeshje, braziliani ka menduar që të bëjë “rrotacion”, ashtu si ndaj Shënkollit. Megjithatë, këtë herë nuk do të rrezikojë aq shumë, pasi ka menduar që lëvizjet t’i bëjë vetëm në qendër të mbrojtjes, ku pas shumë kohësh do të rikthejë në fushë si titullar Alvaro Bishajn.

Tirana

Në mesfushë këtë herë do i besojë Karabecit dhe Dajës, që i sakrifikoi javën e fundit. Ngoo mbetet në sulm, edhe pse pritej që ta ulte në stol. Pankinën duket se e ka rezervuar për dy afrikanët që mori vetë në janar, Musën dhe Mugunën.

Related posts

U dëmtua në finalen e kupës së Francës, Dani Alves humbet Botërorin

Sadik.Autor

Argjentinë – Islandë/  Zbuloni formacionet zyrtare me plot befasi dhe surpriza…

Sadik.Autor

Kundër Danimarkës, Deschamps mendon për rotacion

Sadik.Autor

Leave a Comment