Futboll Sport

PLAS NË GJERMANI/ Myslimanët mbrojnë Ozil: Të largohen Bierhoff dhe Grindel

Presidenti i FA Gjermane (DFB), Reinhard Grindel, dhe menaxher i përgjithshëm, Oliver Bierhoff, u kërkuan të largoheshin nga kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve të Gjermanisë për shkak të komenteve të tyre rreth Mesut Ozilit.

Mesfushori-sulmues u kritikua në Gjermani bashkë me Ilkay Gundogan, pasi të dy bënë një foto së bashku me presidentin e Turqisë, Erdogan. Kjo foto ishte një pikë e madhe debati para fushatës së ““Die Mannschaft” në Kupën e Botës së Rusisë, pasi ish-ylli gjerman, Stefan Effenberg, tha se dueti duhet të ishte dëbuar nga ekipi kombëtar, ndërsa Bierhoff tha se incidenti duhej t’i kushtonte vendin në turneun e Rusisë esfushorit të Arsenalit.

Ozil ishte subjekt i kritikave të mëtejshme për shfaqjet e tij të dobëta në një turne katastrofal për ekipin e Joachim Low, pasi u rrëzuan në fazën e grupit. Bierhoff vazhdoi të pranonte se Gjermania do të ishte e justifikuar po ta linte Ozil jashtë udhëtimit për në Rusi, ndërkohë që javën e kaluar, Grindel i kërkoi atij të shpjegojë arsyen e takimit dhe fotos me presidentin turk.

Kjo çështje ka ngritur shqetësime, se Ozil mund ta braktisë “Die Mannschaft”, madje edhe babai i tij ia ka sugjeruar këtë, por kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve të Gjermanisë, Aiman ​​Mazyek, beson se sjellja e DFB duhet të marrë fund. “Sjellja e gabuar dënohet me një karton të kuq në futboll, – tha Mazyek për ESPN. – Bierhoff dhe Grindel duhet të largohen nga drejtimi, nëse nuk kanë mësuar ndonjë gjë tjetër në karrierën e tyre të gjatë”.

Dhe Mazyek beson se intensiteti që rrethon debatin për muslimanët në Gjermani është arsyeja që të dy kanë mbijetuar deri më tani. “Nëse ky nuk ishte një paragjykim i fortë, tani të dy zyrtarët, Grindel dhe Bierhoff, do të ishin larguar prej kohësh, pas deklaratave të tyre të dobëta”.

Mazyek nuk është i pari që do të dalë në mbështetje të Ozil, pas dështimit të Kupës së Botës. Edhe bashkëlojtari në kombëtare, Jerome Boateng, tha se kritikat ndaj Ozil ishin të padrejta: “Gjithkush ka zgjedhur si fajtor të vetëm Mesut Ozil, por kjo nuk është e mundur. Mesut është një njeri. Ai është një artist me topin, jo një luftëtar në mbrojtje, si unë, por kjo nuk do të thotë se nuk dëshiron të fitojë, ose e bën atë qëllimisht. Ishte një situatë e vështirë për të në fund”.

Related posts

E QUAJTI INJORANT/ GRIEZMANN i kthen përgjigje EPIKE RAMOSIT: Për mua kjo është…

Isa.Autor

FAMILJA KËRKON FAJTORIN/ Shoku i boksierit që vdiq në Shkodër: Trajneri i dha para ndeshjes…

Delo.autor

Pajme të rralla nga Ekuadori, bletët ndërpresin ndeshjen, futbollistët shtrihen nga frika…

Sadik.Autor

Leave a Comment