Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO” SPEKTAKOLARE/ Barcelona dhe “Los Blancos” ndahen në paqe, kualifikimi vendoset në “Bernabeu”

Barcelona dhe Reali i Madridit, e mbyllën në një barazim 1-1 mes spektaklit, ndeshjen e parë mes tyre, në gjysmënfinalet e Kupës së Mbretit.

Gjithçka u zhbllokua që në minutën e 6-të, nga një gol i Lukas Vaskez, i cili shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes katalanase, dhe shënoi për ekipin e Solarit.

Më pas, Barcelona reagoi, me Suarez apo Malkom, por njëherë traversa, e njëherë portieri Keilor Navas, mbajtën në avantazh “galaktikët”.

Me fillimin e të dytës, Barcelona e rriti ritmin, dhe Malkom, shënoi pas një aksioni të gjatë të Barcelonës. Më pas, në fushë erdhi Mesi, dhe akoma më shumë u shtuan sulmet drejt portës së Navasit, por deri në fund pa shënuar.

Kështu, pas këtij barazimi, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

ZBULON FITUESIN E CHAMPIONSIT/ Courtois: Ja skuadra që do të ngrejë kupën…

Delo.autor

E BUJSHME/ Titullari i rëndësishëm i Interit pranon transferimin te Juventusi, mungon vetëm firma

F.autor

RONDALDO DHE 7 PARTNERË ELITARË/ Me cilin sulmues ka luajtur më mirë portugezi?

Delo.autor

Leave a Comment