Futboll Sport

PLAS TEK BAYERNI/ Tifozët inatosen me klubin për rritjen e çmimeve (FOTO)

Bayern ka fituar ditën e shtunë në International Champions Cup 3-1 ndaj Paris Saint-Germain. Ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Niko Kovac ishte e mirë.

Por në një stadium me kapacitet 32,000 vende, vetëm 23,000 shikues kishin zgjedhur të shihnin ndeshjen, dhe kjo nuk është çudi. Një biletë për fëmijë kushtonte 65 euro, ndërsa të rriturit kanë paguar 75 euro.

“Kemi paguar katër bileta për 402 euro. Dy të rritur, dy fëmijë nga 14 dhe 15 vjeç. 67 euro për biletë. Gjithë e gjithë kemi shpenzuar 550 euro.

“Çmimet kanë kapur qiellin. Çmenduri, për një ndeshje futbolli ku mungonin yjet e ekipeve,” shprehet një tifoz bavarez i inatosur.

Por ajo që nuk dinë tifozët është se nuk është klubi i Bayern përgjegjës për çmimet.

Related posts

MUCA U LARGUA NGA TIRANA/ Zbulohet skuadra ku pritet të firmosë ish-kapiteni bardheblu

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2023, mesfushori firmos me Kukësin

Delo.autor

Në Turqi sot luhet një ndër derbit më të zjarrtë në Europës

Q.Autor

Leave a Comment