Futboll

Përjashtimi ekzemplar, Skënderbeu akuzon rëndë UEFA-n

U dënuan sot nga UEFA me 10 vite pezullim nga pjesëmarrja në aktivitetet e UEFA-s por edhe me 1 milionë euro gjobë. Por, Skënderbeu nuk e pranon këtë vendim. Sipas korçarëve nëpërkëmben vlerat e vërteta dhe trofetë e fituar me meritë gjatë viteve të shkuara.

Për këtë arsye, në faqen zyrtare në Facebook skuadra korçare shkruan se do t’i shkojë deri në fund këtij procesi duke ankimuar jo vetëm në CAS, por edhe në Gjykatën e Lartë Federale të Zvicrës.

Ndër të tjera në këtë deklaratë thuhet nga klubi i Skënderbeut se UEFA në këtë rast ka bërë vrasje të kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar. /EDS/

Deklarat e plotë e klubit Skënderbeu:

“Sot, më datë 29 Mars 2018, Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s shpalli vendimin për përjashtimin e KF Skënderbeut nga kompeticionet europiane për një periudhë 10 vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro. Siç ishte paralajmëruar nga ana jonë më datë 21 Mars 2018, vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucionale dhe garantimin e të drejtave proçedurale të palëve”.

“Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për KF Skënderbeun për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit sportiv korçar e kombëtar mbetet apelimi në CAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale Zvicerane. Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij”.

“Krenarë për sukseset historike, të cilat janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificave tona, KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA-s përmes këtij proçesi është vrasja e kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar”.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Legjenda e Milanit dhe djali i tij të infektuar me COVID-19

Delo.autor

PREZANTIMI TEK KUKËSI/ Sulmuesi brazilian: Aventurë emocionuese, ju tregoj me cilin ish-futbollit kam folur…

Delo.autor

VAPA E MADHE DHE RËNIA E SHEQERIT/ Lojtari shqiptar rrëzohet përtokë në përfundim të ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment