Futboll Seria A Sport

PLAS TEK MILANI/ Mesfushori italian ACAROHET keq me klubin duke kërkuar…

Rikardo Montolivo u la jashtë për zgjedhje teknike nga turneu amerikan. Mesfushori është acaruar keqazi me klubin, pasi ky përjashtim ka shije dëbimi.

Pas 158 ndeshjes me fanellën kuqezi, lojtari pret një shpjegim, por jo vetëm që nuk ka marrë shkaqet e mosgrumbullimit, por edhe lajmin ia ka dhënë menaxheri i skuadrës.

Milani i ri nuk e parashikon 33- vjeçarin në organikë, teksa plani i drejtuesve mësohet të jetë një prishje e parakohshme e kontratës.

Në situata të tilla nervozizmi nuk sjell asgjë pozitive dhe ish-kapiteni e di. Raportohet se kanë nisur kontaktet e para mes tij dhe klubit, me Montolivon që mund t’i bashkohet Bolonjës, ku e pret trajneri Filipo Inzagi.

Related posts

E ARDHMJA E CR7 NË DYSHIME/ Menaxheri Mendes zbulon planet e “Jashtëtokësorit” të Juventus

Delo.autor

SFIDA NDAJ MIDITLAND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi…

Delo.autor

GJESTI I CR7 KUNDREJT TIFOZËVE TË ATLETICOS/ Reporteri italian: Shenja më emblematike e këtij veprimi është…

Delo.autor

Leave a Comment