Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ LOPETEGUI REFUZON të afrojë lojtarin që PËLQEN Perez

Florentino Perez dëshiron që të afrojë një tjetër kolumbian në skuadër. Pasi James Rodriguez u huazua te Bayern Munich, Real Madrid duket se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi lojtarëve amerikano-latinë. Mesfushori 27-vjeçar është huazuar te gjigantët bavarezë dhe pritet që së shpejti të vendoset e ardhmja e tij. Por kjo varet nëse kampionët e Bundesligës do ta blejnë kartonin e tij apo jo. James ishte bërë ambasadori më i mirë i klubit merengues në Amerikën Latine, një thesar tashmë i humbur nga Perez, pasi Julen Lopetegui nuk e dëshiron në skuadrën e tij.

Tekniku spanjoll i galaktikëve duket se kishin plan të afronin një tjetër futbollist kolumbian. Të paktën siç shkruan “Don Balon”, Juan Fernando Quintero ishte një nga lojtarët e parapëlqyer të presidentit Perez, por duket që Lopetegui nuk ka rënë dakord.

Agjenti i 25-vjeçarit, Rodrigo Riep ka treguar detajet e bisedës për transferimin e lojtarit në La Liga.

“Reali ka pasur interes vërtetë për të, por nuk u bë asnjëherë zyrtar”- ka thënë ai.

Shkak për ndalimin e transferimit të tij ishte trajneri i “Los Blancos”, Julen, i cili nuk ka qenë i kënaqur me kolumbianin kur e kishte në komandën e tij te Porto. Për këtë arsye, pavarësisht interesit të Florentinos në merkato, opsioni Quintero u pezullua.

Related posts

LEAO VENDOS KUSHTE/ Zbulohen kërkesat e sulmuesit portugez, reflekton Milan

F.autor

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund t’iu bëjnë me para sot (FOTO)

Q.Autor

DËMTIMET KTHEHEN NË MAKTH/ 10 ditë jashtë fushave për titullarin e Tiranës

F.autor

Leave a Comment