Futboll La Liga Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Mina larg Barcelonës, e duan shumë skuadra angleze

Yerry Mina bëri një paraqitje të shkëlqyer në Botërorin “Rusi 2018”, ku shënoi tre gola me kokë për kombëtaren e tij, Kolumbinë. Ylli 23-vjeçar është në radarin e trajnerit Jose Mourinho. Siç raporton “Radio Montecarlo”, gjigantët anglezë kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij, duke qenë se në “Camp Nou”, lojtari ende nuk ka siguruar një vend titullari. Kështu trajneri portugez i United dëshiron që të forcojë fazën mbrojtëse dhe Mina është lojtari që ka pikasur.

Ditën e sotme agjenti i lojtarit do të takohet me përfaqësuesit e klubit katalanas ku do të bisedojnë për ofertat që kanë ardhur deri më tani nga Everton dhe Lion. Shumë shpejt pritet që edhe “Djajtë e kuq” të bëjnë ofertën e tyre zyrtare për mbrojtësin.

Xhaxhai i lojtarit, Jair tha disa ditë më parë se Mina do të luante në një tjetër ekip gjigant në Evropë sezonin e ardhshëm. Por për të ndodhur kjo, klubi që dëshiron të marrë shërbimet e tij duhet të paguajë 40 milionë euro për kartonin e lojtarit. Një shifër të cilën Manchester United e ka paguar dy sezone më parë për Eric Bailly, kur e mori nga Villarreal.

Në vetëm një sezon me Barcelonën mbrojtësi shtatlartë ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje në total. Natyrisht një lojtar si ai kërkon më shumë minuta dhe këtë e tregoi në Botëror, ku bëri paraqitje të shkëlqyer me Kolumbinë.

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRA/ Salihi: Ndeshja do të vendoset nga goditjet standarde, pa fitore nuk ka…

Delo.autor

“ÇMENDET” SHEIKU I PSG-SË NË MERKATO/ Ofertë marramendëse për Ronaldon, ja paga vjetore

Delo.autor

Higuain është gati për Tottenhamin, Juventusit i mungojnë tre superlojtarë

Q.Autor

Leave a Comment