Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Madrilenët mërzisin Kovacic, ka përplasje të fortë mes palëve

Mateo Kovacic nuk duron dot më. Ai do me patjetër që të largohet nga Real Madridi. Arsyeja? Nuk po gjen më hapësirë te “galaktikët” dhe ajo që ka më shumë nevojë mesfushori kroat është që të luajë. Mediet kishin shkruar që gjatë botërorit për pakënaqësitë e futbollistit, e koha vetëm sa ka përforcuar mendimin e tij.

Kovacic pati një takim me drejtuesit e klubit ku ai ua bëri të qartë vendimin e tij. Thjesht kërkon më shumë minuta në fushë, sepse konsideron të nevojshme. Ndërkohë që shokëve të ekipit u tha se ai e ka menduar mirë këtë kërkesë dhe nuk është nxituar. Por ndryshe mendojnë te madrilenët, presidenti Florentino Perez e konsideron atë të pashitshëm. Edhe trajneri i ri i ekipit, Julien Lopetegui ka besim te futbollisti kroat dhe e shikon si element me rëndësi për të ardhmen. Perez po mendon t’i ofrojë rinovimin dhe një pagë më të lartë. Sigurisht që kjo ka sjellë përplasje mes të dyja palëve me Kovacic që nuk mendon gjë tjetër veçse largimin.

Interesim për të ka nga City, Bayern, Roma dhe Juve. Por përgjigja e “galaktikave” ka qenë se Kovacic nuk shitet e nuk do të jetë as në të ardhmen. Kështu që parashikohen përplasje deri ën fund të merkatos. Vetëm nëse Lopetegui arrin ta garantojë futbollistin se do t’i besojë më shumë në fushë.

Related posts

ËSHTË E PARA NË HISTORINË E FUTBOLLIT/ Vajza nga Elbasani që ka fituar stemën e “FIFA-s” (VIDEO)

Delo.autor

DEBUTOI ME EKIPIN E PARË 14 VJEÇ/ Barcelona zbulon pasardhësin e “Pleshtit” në Amerikë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT/ Messi, më mirë se Juventus dhe Real-i. Barcelona tërbon rivalët…

Delo.autor

Leave a Comment