Futboll La Liga Sport

Ja kush është arsyeja pse Neymar dëshiron të luajë në Madrid

Drejtuesit e Real Madridit po vazhdojnë të studiojnë mundësinë e afrimit të Neymar në klub dhe tani thuhet, se braziliani do të jetë i lumtur për të luajtur me yllin Cristiano Ronaldo. Kishte shqetësime, se në çfarë pozicioni do të luanin dy super yjet, nëse do të ishin pjesë e së njëjtës skuadre, por braziliani do ta mirëpriste sfidën për të luajtur sëbashku me mbajtësen e tanishme të “Topit të Artë”.

Gjithashtu besohet, se Ronaldo nuk do të kishte asnjë problem të luante sëbashku me Neymarin. Ai e kupton se ardhja e mundshme e ish-sulmuesit të Barcelonës do të përmirësonte nivelin e skuadrës. Bisedimet po vazhdojnë për një përmirësim të pagës së CR7, kështu që kjo mund ta mbante lojtarin portugez të lumtur në një kuptim financiar, edhe nëse Neymar do të fitonte shumë të mëdha.

Megjithatë, marrëveshja për ta sjellë Neymar tek Real Madrid nuk do të jetë aq e lehtë, pasi Paris Saint-Germain heziton dhe drejtuesit e Real Madridit janë të prirur për të treguar respekt ndaj klubit francez dhe për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur.

Ideja ishte që Neymar të afrohej gjatë verës së vitit 2019, por lojtari dhe klubi i tij aktual janë larguar shumë me njëri-tjetrin. Megjithatë, nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me kampionët e Ligue 1, kështu që duhet të studiohet një rrugëdalje. Ndërsa situata është e komplikuar, ajo që është e qartë është se gjestet që Neymar i ka bërë drejt Cristiano Ronaldo dhe Real Madridit në muajt e fundit kanë qenë pozitive dhe të shumta.

Së pari, ka patur foto në mbrëmjen gala të FIFA-s, gjithashtu ka patur një përqafim mes dy lojtarëve në fushë të “Santiago Bernabeu” pas Champions League në ndeshjen e parë të 1/16 dhe tani ekziston dëshira e lojtarit për të luajtur me Ronaldon dhe të gjithë yjet e tjerë të dhomës së zhveshjes së “Los Blancos”.

Related posts

“KAM THËNË SE…”/ Mjeku i kombëtares kroate: Vrsaljko vendosi të sakrifikonte dhe tani…

Delo.autor

Shorti i UEFA-s/ Skuadra kosovare “noton” në të njëjtën vazo me atë serbe

Isa.Autor

LARGIMI I GATUSSOS? Cassano: Iu tregoj trajnerin ideal që duhet të marrë Milani

F.autor

Leave a Comment