Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Modric mbetet i zhgënjyer nga TRAJNERI Lopetegui…

Luka Modric nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit të ri të Real Madrid për të mos e përfshirë në listën e kapitenëve të skuadrës, pasi tashmë e konsideron veten të denjë për këtë pozicion.

Sigurisht kroati nënkampion bote nuk priste të zinte vendin e Sergio Ramos si kapiten i parë, por emri i tij nuk figuron fare në listën e lojtarëve të përzgjedhur nga ish-trajneri i Spanjës për këtë detyrë simbolike por shumë domethënëse për egon e futbollistëve.

Pas Ramos, Lopetegui ka zgjedhur si kapiten të dytë Marcelon e më pas Karim Benzema. Në vend të katërt tekniku spanjoll ka përfshirë kampionin e botës Raphael Varane, duke lënë tërësisht jashtë vëmendjes yllin kroat. Me largimin e Cristiano Ronaldos dhe për vjetërsinë në klub, ai kishte shpresuar për një mirënjohje më të madhe nga ana e klubit, që nuk ka ardhur.

Syzet e trajnerit – Shumë prej lojtarëve dhe tifozëve madrilenë mund t’i ketë bërë përshtypje që trajneri Julen Lopetegui shfaqet gjithmonë me suze dielli në stërvitje. Por edhe pse duket sikur po përgatitet për një rol në filmin “Men in Black”, Lopetegui nuk e bën këtë veprim për mendjemadhësi, por për domosdoshmëri fizike.

Trajneri spanjoll duhet patjetër të mbrojë sytë nga rrezet ultravjollcë për arsye shëndetësore, pasi ka një problem me sytë dhe për momentin në Miami dielli është tepër i forte çka përbën problem për shikimin e tij. Sigurisht lojtarët e kombtares spanjolle ishin mësuar me këtë detaj, që fillimisht i habiti shokët e tyre te Real Madrid.

Related posts

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Allegri ka ende dyshime për formacionin, ja dy dilemat (FOTO)

Delo.autor

GATTUSO MERR FRYMË/ Calhanoglu dhe Calabria janë gati për duelin me Lazion

Isa.Autor

FOTO/ Ishte në tribunë për Bajernin, por Vidal festonte golin e Juventusit nga Mynihu

Sadik.Autor

Leave a Comment