Futboll Seria A Sport

I LODHUR/ Vrapime dhe ushtrime të lehta, ja si po stërvitet RONALDO (VIDEO)

Pasditen e së hënës, Cristiano Ronaldo nisi zyrtarisht aventurën me skuadrën e tij të re, Juventusin. Sulmuesi është shfaqur në “J-Medical”, ku u takua me një pjesë të futbollistëve bardhezinj, si Betancour, Douglas Costa, Cuadrado, Dybala e Higuain, të gjithë lojtarë që ishin pjesëmarrës edhe në Botërorin e Rusisë, duke iu nënshtruar testeve rutinë përpara stërvitjes.

E ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ndodhet në Shtetet e Bashkuara për turneun veror, Ronaldo dhe të tjerët po punojnë në Torino. Paraditen e kësaj të marte, futbollistët, të drejtuar nga asistenti i Allegrit, Aldo Dolcetti, zhvilluan seancën e parë stërvitore, kryesisht vrap dhe ushtrime të tjera fizike të lehta.

Gjashtë futbollistët do të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës, pasi kjo e fundit të jetë kthyer nga SHBA, pak ditë përpara ndeshjes miqësore tradicionale brenda familjes, që Juventus luan në Villar Perosa.

Related posts

Materazzi: Herën e parë që u përballëm më turpëroi, aty e kuptova që ishte fenomen

Q.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Bashkëshortja e lojtarit zbulon interesin e Man United për…

Delo.autor

SHKARKIMI NGA UNITED/ Mos u ÇUDISNI se nga cili klub vjen OFERTA e parë për Mourinhon

Isa.Autor

Leave a Comment