Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Fation Shehu: Ja SKANDALI i radhës në FSHF. Arbitrat të aftë për çdo gjë ( E PLOTË)

Kontenstimet dhe akuzat drejt “qeverisë së futbollit shqiptar”, FSHF prej vitesh kanë qenë të pranishme. E megjithatë presidenti i saj, Armand Duka vijon të udhëheq këtë institucion i cili është po ashtu rregullator dhe përgjegjës për situatën në futbollin shqiptar i cili vijon të vuaj faktorin i të qënit “inferior” ndaj atij euroipian në të gjithë instancat e tij.

Së fundmi gazetari i mirnjohur sportiv, njëherësh edhe drejtor i Vipsport, Fation Shehu ka dencuar një tjetër akt skandaloz sa I takon prenotimit të fanellave nga arbitrat.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al, Shehu tregon absurditetin e FSHF-së dhe sesi implementohen vendimet e instancave ligjzbatuese pranë këtij institucioni në vendin tonë.

INTERVISTA E PLOTË:

1-Fation, Institucioni i Federatës së Futbollit Shqiptar prej vitesh është akuzuar për abuzime dhe projeket korruptive. Ju keni dënoncuar sërish një një tjetër akt të paprecedentë (fanellat e prenotuar për arbitrat). Çfarë po ndodh realisht në këtë institucion sportiv?

Këtë herë ka ndodhur diçka e pazakontë. Kanë qenë disa arbitra futbolli që më kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke kërkuar që t’u ruaj anonimitetin, pasi kanë frikë nga ndonjë ndëshkim prej FSHF. Kolegjiumet e arbitrave, i kanë njoftuar se duhet të blejnë me detyrim fanellat e ekipit Kombëtar. Saktësisht, arbitrat e Kategorisë Superiore duhet të blejnë katër, arbitrat e Kategorisë së Parë duhet të blejnë 3, Kategoria e Dytë nga dy dhe Kategoria e Tretë nga një. U është thënë gjithashtu se lekët do ua mbajnë nga rroga. Kjo është skandaloze. E pabesueshme se si detyrojnë një individ, i çdo lloj profesioni qoft, që t’u hiqet pagesa e fëmijëve të tyre, sepse Shoqata e Arbitrave apo FSHF, duhet të mbushë kuotën e shitjeve të fanellave. Nga ana tjetër, tregon se si Shoqata e Arbitrave bashkërendon me FSHF-në dhe nuk ka pavarësi.

2- Shikojmë shpesh që arbitrat shqiptar janë një “mburoj” sa i takon vendimeve të FSHF. Si ju duket kjo qasje krahasuar edhe me çfarë ndodh me vendet e tjera të europës?

Nuk mund të bëjmë asnjë krahasim me kampionatet e tjera në Europë. Aq më tepër për arbitrat. Në rradhë të parë, që ta kuptoni më qartë, Shoqata e Arbitrave e ka adresën brenda zyrave të FSHF-së. E imagjinoni dot këtë në ndonjë vend tjetër të Europës?! Pastaj, të gjithë e kanë parë se çfarë janë të aftë të bëjnë arbitrat për të vendosur fatet e një kampionati. Me krijimin e një Lige Profesioniste të Pavarur, mbase do zbuten disi raportet e varësisë FSHF-arbitra.

3- Vendimet e fundit të Komisionit të Disipilinës ka “nxitur” shumë diskutime ku përdoren 2 standarte për të njëjtin motiv (Rasti i dënimit të Tiranës). A ka rrugë ligjore të cilët mund të prandalojnë këtë kaos?

Vendimet e Disiplinës kanë qenë tejet abuzive në disa raste. Por, vetë Kodi i Disiplinës që kanë miratuar klubet dhe vetë sistemi i ngritur, u lejon atyre të abuzojnë. Është skandaloze se si nuk njihet nga FSHF, Arbitrazhi Sportiv Shqiptar. Është e çuditshme se si vetë klubet nuk luftojnë për të pasur një organ gjyqësor që nuk e merr rrogën nga FSHF. Juridikisht duhet të jetë Komisioni i Disiplinës, pas tij vjen Komisioni i Apelit, që paguhen nga FSHF dhe pas tyre duhet të jetë Arbitrazhi Sportiv i Shqipërisë.

4-Kjo situatë e ekipit kombëtar ku jemi aktualisht është ndër më të këqijtë sa I takon historisë së futbollit shqiptar. A e shikoni përgjegjëse FSHF (Armand Dukën) që gaboi me zgjedhjen e Panuccit dhe që vijon ti besoj ende drejtimin trajnerit italian?

E kam shprehur që në fillim, pa dashur të paragjykoj Panuccin, se ishte e pavend ideja për të ekspetimentuar me Kombëtaren. E pakuptimtë t’i besoje përfaqësuesen që shkoi në Europian, një ish-futbollisti, që nuk kishte eksperiencë si trajner. Akoma më e rëndë bëhet kur dëgjon deklaratën e presidentit në momentin e përzgjedhjes kur tha se Panucci i pëlqente prej karakterit. Edhe ju Isa, mund të jeni me karakter, por kjo nuk do të thotë që mjafton për t’u bërë trajner i një ekipi futbolli. Aq më tepër të një Kombëtareje.

5- Në fund, duke u nisur nga humbja e turpshme me Skocinë por edhe ecurinë e deritanishme, a duhet ti besojmë sërish Panuccit drejtimin e kombëtares?

Kjo varet nga vetë Panucci. Nuk e di nëse edhe ai e ndjen veten trajner të këtij ekipi…

Përagtiti:AlpeNews.al

Related posts

E BUJSHME/ Koronavirusi zhvlerëson Neymar, braziliani parakalohet nga dy anglezë

Delo.autor

FUTET NË GARË ME GJIGANTËT ANGLEZ/ Juventus nis konkurrencën për sulmuesin e Ligue 1…

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari në telashe, “luftë e ftohtë” mes Vettel dhe Charles Leclerc

Delo.autor

Leave a Comment